Dr. Seuss ishte pseudonimi i Theodor Seuss Geisel. Ai lindi në vitin 1904 në Springfield, Massachusetts. Pas studimeve në Dartmouth College, në New Hampshire, dhe më vonë në Universitetin e Oksfordit, në Angli, ai punoi si humorist dhe karikaturist për revista, si edhe krijues reklamash. Dr. Seuss ka një kontribut të veçantë në transformimin e letërsisë për fëmijë. Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ai shkroi dhe ilustroi më shumë se 60 libra, të cilët janë shitur në mbi 600 milionë kopje në mbarë botën dhe janë përkthyer në dhjetëra gjuhë. Ai është i njohur dhe shumë i dashur nga fëmijët dhe prindërit për stilin e tij të veçantë në ilustrime, në krijimin e personazheve fantastikë si dhe vargjet ritmike e plot humor. Një ndër ndër veprat e tij më të famshme “Maçoku me kapele doku” (The Cat in the Hat), u botua në vitin 1957.