Kolana LIBRA PËR LEXUES FILLESTARË
Bëhuni gati për një aventurë plot rimë, ritëm dhe lojëra me fjalët! Dhelpra dinake me çorape ka ardhur për ta sfiduar Zotërinë Knoks me disa nga vargjet më të shpejta dhe më të ngatërruara që keni dëgjuar ndonjëherë. A do të arrijë ai t’i shqiptojë të gjitha pa u ngatërruar? Apo gjuha do t’i bëhet lëmsh?
Me personazhe gazmore, ilustrime plot ngjyra dhe lojëra fjalësh që do t’ju bëjnë të qeshni me zë, ky libër është një mënyrë argëtuese për t’i afruar fëmijët me leximin, rimën dhe tingujt e gjuhës.
Një libër që do t’i bëjë fëmijët të qeshin, të provojnë përsëri e përsëri dhe të zbulojnë sa zbavitëse mund të jetë loja me fjalët! Dr. Seuss ka argëtuar fëmijët e vegjël dhe i ka ndihmuar ata të mësojnë të lexojnë për më shumë se pesëdhjetë vjet. Libri është veçanërisht i përshtatshëm për lexuesit e vegjël që sapo kanë nisur të lexojnë.
Një klasik i dashur ndër breza, që rikthehet për t’u zbuluar edhe nga një brez i ri fëmijësh.
Seria e librave të Dr. Seuss është shumë e vlerësuar edhe nga mësues të shkollave fillore dhe specialistët e përmirësimit të leximit.
Dinake me çorape është në listën zyrtare të letërsisë së rekomanduar në shkolla, miratuar nga Ministria e Arsimit.
Kolana LIBRA PËR LEXUES FILLESTARË
Me histori që tërheqin fëmijët, fjalor të përshtatshëm dhe ilustrime shumëngjyrëshe e plot gëzim, librat nxitin dëshirën për lexim që në moshë të hershme.
Libra të tjerë të Dr. Seuss në gjuhën shqipe
Kërcim dhe dëfrim
Maçoku me kapele doku
Një peshk, dy peshq, peshk i kuq, peshk blu
Vezë jeshile me sallam
Dr. Seuss ishte pseudonimi i Theodor Seuss Geisel. Ai lindi në vitin 1904 në Springfield, Massachusetts. Pas studimeve në Dartmouth College, në New Hampshire, dhe më vonë në Universitetin e Oksfordit, në Angli, ai punoi si humorist dhe karikaturist për revista, si edhe krijues reklamash. Dr. Seuss ka një kontribut të veçantë në transformimin e letërsisë për fëmijë. Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ai shkroi dhe ilustroi më shumë se 60 libra, të cilët janë shitur në mbi 600 milionë kopje në mbarë botën dhe janë përkthyer në dhjetëra gjuhë. Ai është i njohur dhe shumë i dashur nga fëmijët dhe prindërit për stilin e tij të veçantë në ilustrime, në krijimin e personazheve fantastikë si dhe vargjet ritmike e plot humor. Një ndër ndër veprat e tij më të famshme “Maçoku me kapele doku” (The Cat in the Hat), u botua në vitin 1957.