Bëhuni gati për një aventurë plot rimë, ritëm dhe lojëra me fjalët!
Kur “Unë jam Sam” i lutet pa pushim, një personazhi të sertë dhe që s’pëlqen asgjë, të provojë një pjatë me vezë jeshile dhe proshutë, zbulojmë një mësim të bukur: nuk mund ta dimë vërtet nëse diçka na pëlqen, pa e provuar më parë! Dr. Seuss këtë libër e ka shkruar duke përdorur vetëm 50 fjalë.
Me personazhe gazmore, ilustrime plot ngjyra dhe lojëra fjalësh që do t’ju bëjnë të qeshni me zë, ky libër është një mënyrë argëtuese për t’i afruar fëmijët me leximin, rimën dhe tingujt e gjuhës.
Një libër që do t’i bëjë fëmijët të qeshin, të provojnë përsëri e përsëri dhe të zbulojnë sa zbavitëse mund të jetë loja me fjalët! Libri është veçanërisht i përshtatshëm për lexuesit e vegjël që sapo kanë nisur të lexojnë. Një klasik i dashur ndër breza, që rikthehet për t’u zbuluar edhe nga një brez i ri fëmijësh.
Vezë jeshile dhe sallam është në listën zyrtare të letërsisë së rekomanduar në shkolla, miratuar nga Ministria e Arsimit.
Kolana LIBRA PËR LEXUES FILLESTARË
Me histori që tërheqin fëmijët, fjalor të përshtatshëm dhe ilustrime shumëngjyrëshe e plot gëzim, librat nxitin dëshirën për lexim që në moshë të hershme.
Libra të tjerë të Dr. Seuss në gjuhën shqipe
Maçoku me kapele doku
Dinake me çorape
Kërcim dhe dëfrim
Një peshk, dy peshq, peshk i kuq, peshk blu
Dr. Seuss ishte pseudonimi i Theodor Seuss Geisel. Ai lindi në vitin 1904 në Springfield, Massachusetts. Pas studimeve në Dartmouth College, në New Hampshire, dhe më vonë në Universitetin e Oksfordit, në Angli, ai punoi si humorist dhe karikaturist për revista, si edhe krijues reklamash. Dr. Seuss ka një kontribut të veçantë në transformimin e letërsisë për fëmijë. Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ai shkroi dhe ilustroi më shumë se 60 libra, të cilët janë shitur në mbi 600 milionë kopje në mbarë botën dhe janë përkthyer në dhjetëra gjuhë. Ai është i njohur dhe shumë i dashur nga fëmijët dhe prindërit për stilin e tij të veçantë në ilustrime, në krijimin e personazheve fantastikë si dhe vargjet ritmike e plot humor. Një ndër ndër veprat e tij më të famshme “Maçoku me kapele doku” (The Cat in the Hat), u botua në vitin 1957.