Fuqia jetëndryshuese e balancimit të sheqerit në gjak.
Nëntëdhjetë për qind nga ne vuajmë nga sheqeri i tepërt në sistemin tonë – dhe shumica prej nesh nuk e di. Simptomat? Nepsi, lodhja, infertiliteti, puçrrat, rrudhat… Dhe, me kohë, zhvillimi i sëmundjeve, të tilla si: diabeti i tipit 2, kanceri dhe dementia.
Duke u mbështetur në arritjet e fundit të shkencës, si dhe në kërkimet e veta pioniere, biokimistja Jessie Inchaupsé ofron 10 truke të thjeshta të të ushqyerit dhe të mënyrës së jetesës, që ju ndihmojnë të eliminoni simptomat – pa iu nënshtruar dietave, apo pa hequr dorë nga ushqimet që ju dashuroni. Për shembull:
• Si mund t’ju bëjë të humbisni në peshë pa mundim, ngrënia e ushqimit në rendin e duhur.
• Cili përbërës sekret do t’ju lejojë të hani ëmbëlsira dhe, përsëri, të vijoni të digjni yndyrën tuaj.
• Cili ndryshim i vogël i mëngjesit do t’ju mbushë me energji dhe do të frenojë nepsin tuaj.
Libri “Revolucioni i glukozës” do të ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit mbi shëndetin, madje do t’ju ndryshojë jetën.
JESSIE INCHAUSPÉ ka ndërmarrë me sukses misionin e përkthimit të arritjeve më të fundit të shkencës në këshilla të thjeshta, për të ndihmuar njerëzit që të përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Është themeluesja e @glucosegoddess në Instagram, ku u mëson qindra e mijëra njerëzve zakonet e të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme.
Është diplomuar për shkencave në Matematikë nga King’s College, Londër, dhe një master shkencor nga Universiteti Georgetown. Angazhimi i saj në një kompani të re të analizave gjenetike, në Silicon Valley, e bëri atë të kuptonte se zakonet e të ushqyerit mundin gjenetikën, duke siguruar një shëndet të mirë.
Në librin “Revolucioni i glukozës”, Jessie ndan zbulimin e saj befasues në lidhje me rolin thelbësor të sheqerit në gjak në çdo aspekt të jetës sonë, si dhe truket befasuese për ta mbajtur glukozën në ekuilibër, ndërkohë që konsumojmë ushqimin që duam.