JESSIE INCHAUSPÉ ka ndërmarrë me sukses misionin e përkthimit të arritjeve më të fundit të shkencës në këshilla të thjeshta, për të ndihmuar njerëzit që të përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Është themeluesja e @glucosegoddess në Instagram, ku u mëson qindra e mijëra njerëzve zakonet e të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme.
Është diplomuar për shkencave në Matematikë nga King’s College, Londër, dhe një master shkencor nga Universiteti Georgetown. Angazhimi i saj në një kompani të re të analizave gjenetike, në Silicon Valley, e bëri atë të kuptonte se zakonet e të ushqyerit mundin gjenetikën, duke siguruar një shëndet të mirë.
Në librin “Revolucioni i glukozës”, Jessie ndan zbulimin e saj befasues në lidhje me rolin thelbësor të sheqerit në gjak në çdo aspekt të jetës sonë, si dhe truket befasuese për ta mbajtur glukozën në ekuilibër, ndërkohë që konsumojmë ushqimin që duam.