Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Pilot lufte
Romane

Pilot lufte

800 Lekë

Në qershor të vitit 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Antoine de Saint-Exupéry dhe togeri Dytertrë nisen në një mision zbulimi ajror mbi Arras, një qytet në veri të Francës mes rrezikut të sulmeve gjermane dhe zjarrit kundërajror. Një mision që dukej pothuajse i pamundur, sepse zona ishte shumë e rrezikshme dhe humbjet njerëzore shumë të mëdha. Përballë absurditetit të luftës dhe sakrificave njerëzore, ky mision fluturimi shndërrohet në një meditim të thellë mbi vdekjen, përgjegjësinë kolektive dhe vlerat që i bashkojnë njerëzit.

Avioni i Saint-Exupéry-së përballet me rreziqe të shumta, por ekuipazhi arrin të kthehet. Kjo përvojë i jep autorit mundësinë të reflektojë mbi vlerën e jetës dhe mbi atë që e bën njeriun të qëndrojë besnik ndaj detyrës së tij.

Piloti i luftës është një vepër që e tejkalon rrëfimin e një misioni ushtarak. Ajo shtron pyetje mbi vlerën e sakrificës, përgjegjësinë ndaj të tjerëve dhe mbrojtjen e qytetërimit. Pikërisht kjo ndërthurje e përvojës personale me mendimin filozofik e bën librin aktual edhe për lexuesin e sotëm.

Autor
Antoine de Saint-Exupéry
Përkthyes
Ivana Tomço
ISBN
978-9928-219-26-8
Faqe
200
Botimi
2016
Për Antoine de Saint-Exupéry

Antoine de Saint-Exupéry (29 qershor 1900 - 31 korrik 1944), ishte shkrimtar francez, poet, aristokrat, gazetar dhe pionier i aviacionit. Në moshën 12-vjeçare kryen fluturimin e parë në ajër. Që nga ky çast, pasioni për avionët s’do ta lëshojë më kurrë. Më 1939 kryen misionin e pilotit të zbulimit. Më 1940, pasi çmobilizohet, emigron në SHBA dhe më 1942 rinis stërvitjen si komandant. Një mëngjes të bukur korriku, një pilot francez 44-vjeçar hipën mbi një avion amerikan në bazën ushtarake të Bastijës, në krye të një misioni.

Në vitin 1944, ndërsa po kryente një mision zbulimi ajror për skuadriljen e tij franceze, ai u zhduk mbi Detin Mesdhe. Zhdukja e tij mbeti një nga misteret më të mëdha të jetës së shkrimtarit dhe aviatorit francez.

Antoine Saint-Exupéry është një nga autorët më të mëdhenj francezë të shekullit XX. Libri që e bëri shumë të njohur është “Princi i vogël”, i cili edhe sot vijon të jetë një nga më të përkthyerit kudo në botë.