Antoine de Saint-Exupéry (29 qershor 1900 - 31 korrik 1944), ishte shkrimtar francez, poet, aristokrat, gazetar dhe pionier i aviacionit. Në moshën 12-vjeçare kryen fluturimin e parë në ajër. Që nga ky çast, pasioni për avionët s’do ta lëshojë më kurrë. Më 1939 kryen misionin e pilotit të zbulimit. Më 1940, pasi çmobilizohet, emigron në SHBA dhe më 1942 rinis stërvitjen si komandant. Një mëngjes të bukur korriku, një pilot francez 44-vjeçar hipën mbi një avion amerikan në bazën ushtarake të Bastijës, në krye të një misioni.
Në vitin 1944, ndërsa po kryente një mision zbulimi ajror për skuadriljen e tij franceze, ai u zhduk mbi Detin Mesdhe. Zhdukja e tij mbeti një nga misteret më të mëdha të jetës së shkrimtarit dhe aviatorit francez.
Antoine Saint-Exupéry është një nga autorët më të mëdhenj francezë të shekullit XX. Libri që e bëri shumë të njohur është “Princi i vogël”, i cili edhe sot vijon të jetë një nga më të përkthyerit kudo në botë.