Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Guida e vajzave
Emocione / Familje / Zhvillim Personal

Guida e vajzave

1000 Lekë

50 MËSIME mbi ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj

KY LIBËR i MBUSHUR me KËSHILLA PRAKTIKE është një UDHËRRËFYES ELEGANT për të gjitha VAJZAT NË RRITJE.

Marawa Ibrahimit i erdhën periodat kur mbushi 10 vjeç. Sa do të kishte dashur t´i qëndronte pranë një grua e mençur, gazmore, e sinqertë, e cila nuk do të bezdisej fare, e do të ulej pranë saj dhe do t´ia thoshte të gjitha gjërat: çfarë janë në të vërtetë periodat ose do t´i tregonte asaj për momentin kur bëri një jashtëqitje të stërmadhe në tualetin e shkollës. Të kishte dikë që ta frymëzonte, ta bënte të qeshte e të ndihej mirë me veten. Fatmirësisht, ti e ke! Lexo këtu!

I krijuar me ndihmën e doktoreshë Radha Modgil, ky libër përmban kapitujt e mëposhtëm:

Periodat - Ndryshimet hormonale dhe trupi juaj - Gjoksi dhe sytienat - Inteligjenca emocionale - Si të përballosh situata të sikletshme - Ngrënia e shëndetshme, stërvitja dhe gjumi - Rëndësia e të shkëputurit nga gjithçka

Autor
Marawa Ibrahim
Ilustrues
Sinem Erkas
Përkthyes
Ivana Tomço
ISBN
978-9928-219-68-8
Faqe
224
Botimi
2018
Mosha e sugjeruar
13 - 16 vjeç
Për Marawa Ibrahim

Shtatë herë rekordmene botërore, Marawa Ibraim, kishte thënë dikur se nuk i kishte cilësitë që i duheshin për t´u bërë artiste. Sot ajo mban rekorde botërore për numrin më të madh të rrathëve të rrotulluar nga një individ dhe performuesja më e shpejtë në njëqindmetërsh, në patinazhin me taka të larta. Marawa punon me qindra vajza të reja anembanë botës, nëpërmjet trupës së saj “The majorettes”, fituese e mjaft çmimeve të rëndësishme.

Për Sinem Erkas

Sinem Erkas është një artiste grafike shumëdisiplinore dhe drejtore arti, me një qasje krijuese dhe elegante në krijimin e imazheve. Aktiviteti i saj shtrihet nga veprat numerike deri te foto-ilustrimet, skenografia dhe tani, karakteret njerëzore. E frymëzuar nga Pop Art-i, Minimalizmi dhe iluzionet optike, Sinemit i pëlqen të krijojë vepra arti të gjalla dhe të guximshme, që ju bëjnë t’i kundroni me ëndje.

Me banim në jug të Londrës, ajo u diplomua në Central St. Martins në vitin 2008 dhe ka punuar për shtëpi të ndryshme botuese si ilustruese. Punët e saj janë përfshirë në ekspozitat e Londrës dhe në Bienalen e Venecias në vitin 2009; punimi i saj i diplomës fitoi çmimin “Best in show” D&AD “New´Blood Award“ dhe që atëherë, ajo ka fituar disa çmime për dizenjimet dhe ilustrimet e saj.