Sinem Erkas është një artiste grafike shumëdisiplinore dhe drejtore arti, me një qasje krijuese dhe elegante në krijimin e imazheve. Aktiviteti i saj shtrihet nga veprat numerike deri te foto-ilustrimet, skenografia dhe tani, karakteret njerëzore. E frymëzuar nga Pop Art-i, Minimalizmi dhe iluzionet optike, Sinemit i pëlqen të krijojë vepra arti të gjalla dhe të guximshme, që ju bëjnë t’i kundroni me ëndje.
Me banim në jug të Londrës, ajo u diplomua në Central St. Martins në vitin 2008 dhe ka punuar për shtëpi të ndryshme botuese si ilustruese. Punët e saj janë përfshirë në ekspozitat e Londrës dhe në Bienalen e Venecias në vitin 2009; punimi i saj i diplomës fitoi çmimin “Best in show” D&AD “New´Blood Award“ dhe që atëherë, ajo ka fituar disa çmime për dizenjimet dhe ilustrimet e saj.