Befasuese, e mprehtë dhe zbavitëse - kjo novelë e parë për fëmijë është ashtu siç pritet prej autorit më të shitur e numër një të Gjyshes Gango.
Denisi jeton në shtëpinë mërzitshme të një rruge mërzitshme të një qyteti të mërzitshëm. Por ai gati zbulon se, kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe, me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...
Denisi ishte ndryshe. Pse ishte ndryshe? Epo, një e sekret i vogël të fshihet pikërisht në titullin e këtij libri…
DAVID WALLIAMS është shkrimtar, aktor dhe komedian. Prej kohësh është një fenomen i letërsisë për fëmijë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën. Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij është ilustruesi Tony Ross, i cili ka ilustruar shumë nga librat e Walliams. Po kështu ai ka bashkëpunuar edhe me piktorin Quentin Blake, të cilin e vlerëson si një nga heronjtë e fëmijërisë së tij.
Librat e Walliams kanë marrë vlerësime të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të letërsisë për fëmijë për 240 javë.
Quentin Blake është një nga ilustruesit më të njohur britanikë të letërsisë për fëmijë. Ai është veçanërisht i famshëm për bashkëpunimin e tij të gjatë me shkrimtarin Roald Dahl, duke u dhënë jetë personazheve të paharrueshme të librave si “Matilda”, “Çarli dhe fabrika e çokollatave” etj. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar mbi 500 libra, duke bashkëpunuar me autorë të njohur si Roald Dahl, Michael Rosen, Russell Hoban etj.
Blake ka bashkëpunuar me shkrimtarin David Walliams për dy libra “Djali me fustan” dhe “Zotni Qelbashi”.
Stili i tij artistik është lehtësisht i dallueshëm përmes vizatimeve me penë, ngjyrave dhe personazheve plot humor e gjallëri.
Në vitin 1999 u bë laureati i parë britanik i letërsisë për fëmijë, ndërsa në vitin 2002 mori çmimin ndërkombëtar “Hans Christian Andersen” për ilustrim. Është nderuar gjithashtu me medaljen “Kate Greenaway” dhe shumë çmime të tjera.
Quentin Blake mbetet një figurë frymëzuese e ilustrimit botëror dhe një artist që ka shoqëruar breza të tërë fëmijësh në zbulimin e magjisë së leximit.