Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Louise Fitzhugh
Autor · Ilustrues

Louise Fitzhugh

Louise Fitzhugh është shkrimtare dhe ilustruese amerikane e njohur veçanërisht për romanin e saj “Spiunia Harriet”, të cilin edhe e ka ilustruar. Ky roman është vlerësuar si risi në fushën e letërsisë. Më pas ajo ka krijuar edhe libra të tjerë si “Sekreti i gjatë” dhe “Sporti”.

Krijimtaria e saj u dallua për personazhet origjinale dhe trajtimin e guximshëm të temave shoqërore, duke sfiduar stereotipat dhe temat tradicionale për fëmijët.

Përpara se të bëhej e njohur si shkrimtare për fëmijë, Fitzhugh zhvilloi një karrierë të gjatë si piktore dhe ilustruese.

Louise Fitzhugh u nda nga jeta në vitin 1974, në moshën 46-vjeçare, por vazhdon të kujtohet si një nga zërat më krijues të letërsisë moderne për fëmijë.

Spiunia Harrietë

Spiunia Harrietë

1000 Lekë