Ellie po nis klasën e nëntë dhe ka vendosur disa synime shumë të qarta për veten. Ajo do të mbetet shoqe e ngushtë me Magdën dhe Nadinën. Do të mbajë dietë dhe kësaj here do t’i përmbahet. Do të bëjë një model flokësh plot stil. Dhe, mbi të gjitha, do të gjejë një të dashur.
Problemi është se Eli nuk di se si funksionon dashuria. Nëse nuk gjen djalin që i pëlqen vërtet, ndoshta mund të zgjedhë dikë që e pëlqen atë më shumë. Në fund të fundit, një i dashur është një i dashur, apo jo?
Ndërsa përpiqet të realizojë planet e saj, Eli përballet me miqësitë, pasiguritë, pamjen e jashtme, presionin për t’u përshtatur dhe emocionet e para të dashurisë.
Mes situatave gazmore, keqkuptimeve dhe momenteve të ndjera, ajo fillon të kuptojë se të gjesh veten mund të jetë shumë më e rëndësishme sesa të gjesh një të dashur.
Por a do të arrijë Eli të kuptojë se çfarë dëshiron vërtet përpara se të jetë tepër vonë?
Jacqueline Wilson shkroi romanin e saj të parë kur ishte vetëm nëntë vjeç dhe që atëherë nuk ka reshtur së shkruari. Sot, ajo është një nga autoret britanike më të suksesshme dhe më të dashura të librave për fëmijë. Ajo ka shkruar mbi 100 libra të cilët janë shitur më shumë se 40 milionë kopje.
Përveç vlerësimeve me shumë çmime për librat e saj, përfshirë Children’s Book of the Year, Jacqueline ka qenë edhe Ambasadore e fëmiijëve në Mbretërisë së Bashkuar. Në vitin 2008, ajo u nderua me titullin Dame. Jacqueline është gjithashtu një lexuese e apasionuar. Ajo ka krijuar një bibliotekë personale me mbi 20,000 libra, së bashku me koleksionin e saj të famshëm të unazave prej argjendi.
Nick Sharratt ka shkruar dhe ilustruar shumë libra për fëmijë. Nick ka pasur gjithashtu një sukses të madh duke ilustruar librat e Jacqueline Wilson. Ai ka fituar çmime të shumta për librat e tij me ilustrime. Nick jeton në Hove, Angli.