Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
VAJZA SHUSHKË 2 – Modelja e papërshtashme
Vajza Shushkë

VAJZA SHUSHKË 2 – Modelja e papërshtashme

1200 Lekë

Harriet Menërs di shumë kuriozitete:

Njerëzit kanë rreth 70 000 mendime në ditë.

Larvat kanë 4000 muskuj.

Një person mesatar ha rreth një ton ushqim në vit.

Të qenët shushkë + modele = me një set të tërë skicimesh me lapsa në mjetet e tua.

Por ajo nuk merr fare erë nga djemtë dhe kjo është mëse e qartë. Në një udhëtim marramendës modelimi në Tokio, Harriet është e gatshme të shkëmbejë gjithçka ka mësuar deri më tani për të pasur qoftë edhe idenë më të vogël se çfarë do t’i duhet të bëjë më pas…

VAJZA SHUSHKË është një seri për adoleshentë, që përmes humorit ndërthur ngjarje në shkollë, modeling, për miqësinë, dashurinë dhe vetëbesimin. Përmes tyre lexuesi zbulon mesazhin kryesor: Mos u përpiq të bëhesh dikush tjetër vetëm që të të pranojnë të tjerët.

Modelja e papërshtashme - është romani i dytë i serisë “Vajza shushkë”. Seria “Vajza shushkë” shumë shpejt arriti të jetë nr. 1 në letërsinë për adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitoi çmimin letrar “Waterstones YA Book Prize”. Seria është përkthyer në 30 gjuhë.

Autor
Holly Smale
Përkthyes
Floreta Bruzia
ISBN
978-9928-219-55-8
Faqe
396
Botimi
2017
Mosha e sugjeruar
12 - 15 vjeç
Për Holly Smale

Holly Smale është shkrimtare e re. E plogësht, pak e përhumbur dhe paksa e ndrojtur. Ajo kaloi një pjesë të mirë të adoleshencës duke u fshehur në tualetet e dhomave të zhveshjes. Papritur, ajo u pikas nga agjencia më e mirë e modelimit në Londër në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Aty kaloi dy vite duke u rrëzuar në pasarela, duke u skuqur nga sikleti dhe duke thyer sende, pagesën e të cilave nuk mund ta përballonte. Kur u diplomua nga universiteti i Bristolit për letërsinë angleze dhe përfundoi masterin për Shekspirin, ajo e kishte lënë modelimin dhe i vuri detyrë vetes të bëhej shkrimtare. Tani ajo është një shkrimtare me të drejta të plota dhe shkruan blogje.