Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
VAJZA SHUSHKË 1 - Nga shushkë në shik (seri)
Vajza Shushkë

VAJZA SHUSHKË 1 - Nga shushkë në shik (seri)

1200 Lekë

Harriet Menërs njeh shumë kuriozitete. Ajo di se: macet, në secilin vesh kanë nga 32 muskuj; zogjtë blu nuk mund ta shohin ngjyrën e kaltër, një person qesh mesatarisht 15 herë në ditë; kikirikët janë një prej përbërësve të dinamitit.

Edhe pse njohuritë e saj janë të mëdha, ajo nuk e di se përse nuk e pëlqen asnjë nga

bashkëmoshatarët e saj në shkollë. Kur i ofrohet mundësia për të ndryshuar, Harriet e shfrytëzon më së miri. Por, a mund të shndërrohet ajo nga një vajzë “shushkë”

në një vajzë të bukur?

VAJZA SHUSHKË është një seri për adoleshentë, që përmes humorit ndërthur ngjarje në shkollë, modeling, për miqësinë, dashurinë dhe vetëbesimin. Përmes tyre lexuesi zbulon mesazhin kryesor: Mos u përpiq të bëhesh dikush tjetër vetëm që të të pranojnë të tjerët.

Nga shushkë në shik - është romani i parë i serisë “Vajza shushkë”. Seria “Vajza shushkë” shumë shpejt arriti të jetë nr. 1 në letërsinë për adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitoi çmimin letrar “Waterstones YA Book Prize”. Seria është përkthyer në 30 gjuhë.

Autor
Holly Smale
Përkthyes
Floreta Bruzia
ISBN
978-9928-219-32-9
Faqe
384
Botimi
2016
Mosha e sugjeruar
12 – 15 vjeç
Për Holly Smale

Holly Smale është shkrimtare e re. E plogësht, pak e përhumbur dhe paksa e ndrojtur. Ajo kaloi një pjesë të mirë të adoleshencës duke u fshehur në tualetet e dhomave të zhveshjes. Papritur, ajo u pikas nga agjencia më e mirë e modelimit në Londër në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Aty kaloi dy vite duke u rrëzuar në pasarela, duke u skuqur nga sikleti dhe duke thyer sende, pagesën e të cilave nuk mund ta përballonte. Kur u diplomua nga universiteti i Bristolit për letërsinë angleze dhe përfundoi masterin për Shekspirin, ajo e kishte lënë modelimin dhe i vuri detyrë vetes të bëhej shkrimtare. Tani ajo është një shkrimtare me të drejta të plota dhe shkruan blogje.