Kloe është një vajzë me imagjinatë, me zemër të madhe dhe me një buzëqeshje edhe më të madhe. Por, një ditë ajo zgjohet dhe zbulon se i ka humbur buzëqeshja. Ajo nuk lë vend pa e kërkuar: nën jastëk, nën krevat, madje edhe… nën hundë. Sigurisht!
Ajo provon çdo gjë që buzëqeshja t'i rikthehet. Por duket sikur asgjë nuk po funksionon! Deri kur një natë ndodhi diçka krejtësisht e magjishme dhe Kloja u gjend në një aventurë përtej kësaj bote me ca miq krejt të pazakontë... A do ta gjejë përsëri buzëqeshjen e saj?
Një udhëtim magjik, plot humor, imagjinatë dhe aventura, ku miqësia e vërtetë mund të jetë pikërisht çelësi për të gjetur atë që kemi humbur.
Miranda Hart është shkrimtare e nderuar me disa çmime, aktore dhe komediane. Librat e saj për të rritur kanë qenë tepër të suksesshëm e të dashur për lexuesin. Ajo ka shkruar skenarët e serialit komik “Miranda”, i cili transmetohet në BBC tashmë prej shtatë vjetësh dhe ka arritur të tërheqë rreth 9 milionë shikues dhe të fitojë disa çmime. Miranda ka marrë shumë çmime dhe ka qenë kandidate për marrjen e shumë të tjerëve, përfshi dhe këtu edhe çmimin BAFTA për interpretimin në BBC1 në dramën “Thërrisni maminë”. Në vitin 2017 Miranda debuton në pjesën teatrore muzikore “West End” në rolin e zonjushës Hanigan. Ky është libri i parë i saj për fëmijë dhe ajo shpreson të mos jetë i fundit. Dhe, gjërat që e bëjnë Mirandën të buzëqeshë, janë: qiejt blu, këngët e zogjve, plazhet, piknikët, vallëzimet (edhe në shi), lojërat e tavolinës (jo vetëm kur bie shi) dhe sidomos, njerëzit që buzëqeshin.
Kate Hindley është një autore dhe ilustruese britanike e librave për fëmijë, e njohur për ilustrimet e saj plot ngjyra, humor dhe fantazi. Ajo ka ilustruar shumë libra të dashur nga fëmijët dhe ka bashkëpunuar me autorë të njohur britanikë. Një ndër veprat e saj më të spikatura është Vajza që humbi buzëqeshjen, për të cilin krijoi ilustrime që i japin jetë botës magjike dhe aventurave të Kloes.
Ilustrimet e Kate Hindley dallohen për personazhe ekspresive, situata gazmore dhe një stil të ngrohtë e plot imagjinatë, që i bën historitë veçanërisht tërheqëse për lexuesit e vegjël.