Peni ka një sekret. Në internet, ajo njihet si Vajza online, një vajzë që shkruan në blog për gjithçka që i ndodh: shoqërinë, djemtë, problemet në shkollë, familjen e saj të çuditshme dhe ndjenjat që nuk arrin t’ua tregojë të tjerëve. Askush nuk e di se kush fshihet pas këtij emri.
Kur jeta në shkollë bëhet gjithnjë e më e vështirë, Peni udhëton me familjen në Nju Jork për të kaluar Krishtlindjet. Atje takon Noah, një djalë simpatik që luan kitarë, i cili i rrëmben zemrën.
Peni fillon të ndajë në blog çdo moment të kësaj dashurie të re me “Djalin e Bruklinit”. Por edhe Noah ka një sekret, i cili rrezikon të zbulojë identitetin e Penit si Vajza online, gjithçka që ajo ka ndërtuar – madje edhe miqësia e saj më e rëndësishme – vihet në rrezik.
Një histori e ëmbël, romantike dhe plot emocione për dashurinë e parë, miqësinë, sekretet dhe jetën mes botës reale dhe asaj online.
Historia vijon në librin e dytë - Vajza online në turne
ZOE SUGG, që njihet ndryshe edhe si Zoella, është një blogere me video (vloger) nga Brajtëni i Britanisë së Madhe. Video-postimet e saj për bukurinë, modën dhe stilin e jetesës, i kanë sjellë miliona të abonuar në YouTube, me shikues që sa vijnë e shtohen nga muaji në muaj. Ajo fitoi çmimin Cosmopolitan Blog Award për Blogun më të mirë të Bukurisë dhe vijoi me Vlogerja më e mirë e Bukurisë. Zoe ka marrë edhe çmimin Vlogerja më e mirë britanike në radio Teen Awards, çmimin e Të përzgjedhurës së të rinjve Nickelodeon si vlogerja më e pëlqyer e Britanisë së Madhe dhe kandidonte si Ylli i Rrjetit për modën e bukurinë në Teen Choice Awards. Në verë, Zoe filloi edhe klubin e saj ngazëllues të librave me WHSmith.