Ky është libri i dytë i trilogjisë së famshme “Zonja Braun”.
Për shtatë “vagabondët” e saj, Anjeza Brauni dëshiron gjithë të mirat e kësaj bote. Por ata kanë planet e tyre dhe shpesh një nënë, qoftë edhe me vullnet të hekurt si Anjeza Brauni, duhet të hap rrugë e t’i lërë fëmijët e saj të ndjekin ëndrrat e tyre, madje edhe kur ato shndërrohen në ankthe.
Nënë, baba, këshilltare tregtie. Për shtatë fëmijët e saj, “vagabondët” gjakndezur, Anjeza Brauni është më shumë se kaq. Në një lagje punëtorësh të Dublinit, e njohur me emrin
Jarro, jeton familja e madhe Braun, e vetme përballë botës – përballë zuzarëve të paligjshëm dhe emisarëve me jaka të bardha të mekanizmave të tregut, që kërcënojnë ta shqyejnë
copash këtë familje ambicioze.
Familja Braun bëhet gati të ndërrojë vendbanim. Si pasojë e një plani rregullues të lagjeve të brendshme të qytetit, shtëpitë e tyre do të shemben dhe banorët do t’i sistemojnë në Finglas, një fshat i shkretë në periferi të Dublinit. Anjezës i dalin në krah djali i saj i madh dhe adhuruesi këmbëngulës francez. Sikur të mos i mjaftonin ecejaket e jetës “fshatare”, njëri nga djemtë, gangster i paskrupullt, i është futur rrugës pa krye për t’ia thyer përfundimisht zemrën nënës.
Historia e një gruaje të jashtëzakonshme, e cila lufton për familjen e saj edhe kur gjithçka duket se po shembet. Sepse shtëpia nuk është vetëm vendi ku jeton, por njerëzit për të cilët nuk resht kurrë së luftuari.
Historia vijon në librin e tretë “Brenga e zonjës Braun”
Brendan O’Carroll u lind në qytetin e Dublinit, më 1955. Është dramaturg i shquar dhe humorist i shkëlqyer. Shfaqja e famshme radiofonike “Djemtë e znj. Braun”, që mban autorësinë e tij, është nga më populloret në Irlandë. Ai është autor i trilogjisë Anjeza Brauni, libri i tij i parë “Mami” është bërë film, ku luan aktorja Anjelica Huston. Libri i i tij i dytë është “Vagabondët e Anjezës” dhe i treti, “Brenga e zonjës Braun”. Të tre këta libra prej shumë vitesh qëndrojnë në krye të listës të librave më të shitur në botë.