Kur makinat vendosin për jetën dhe vdekjen, kush mban përgjegjësi?
Epoka e armëve autonome ka mbërritur. Sot për sot, në të gjithë botën janë të paktën tridhjetë shtete që kanë armë, të cilat mund ta kërkojnë dhe shkatërrojnë objektivin armik në mënyrë të pavarur.
Paul Shcharre, një nga ekspertët kryesorë për luftën e gjeneratës së ardhshme, i përshkruan këto sisteme armatimi me teknologji të shkallës së lartë, me një gjuhë të kuptueshme për këdo, duke nisur që nga droni “Harpy” i Izraelit e deri te anija robotike amerikane “Gjahtari i Detit”, e destinuar për të gjurmuar nëndetëset.
Në këtë libër, autori analizon gjithashtu çështjet etike dhe ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre armëve.
Ushtria e Askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të eksploruar pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve në qoftë se lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen.
Duke qenë dikur vetë ushtar, Scharre na tregon me fakte se ne duhet të përqafojmë atë teknologji, e cila do të mund ta bënte luftën më precize dhe më humane, por kur vjen puna për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes, atëherë zemra e njeriut është e pazëvendësueshme.
A jemi gati të jetojmë në një botë ku makinat kanë fuqinë të vendosin pavarësisht njerëzve?
PAUL SCHARRE është autor i vlerësuar dhe ekspert amerikan i strategjisë ushtarake, inteligjencës artificiale dhe sigurisë kombëtare. Ai është zëvendëspresident dhe drejtor i studimeve në Qendrën për Sigurinë Amerikane (CNAS). Më parë ka punuar si analist politikash në Pentagon dhe ka shërbyer si ushtar në njësinë elitare Army Rangers, me misione në Irak dhe Afganistan.
Libri Ushtria e askujt fitoi çmimin Colby në vitin 2019 dhe u vlerësua për analizën e ndikimit të armëve autonome dhe inteligjencës artificiale në të ardhmen e luftës.