Turbondjekësi Tejlor, një rrugëtim plot të papritura!
Emi vdes për makina dhe ëndërron të bëhet shofere. Ama, ka një pengesë të madhe: karroca e saj për persona me aftësi të kufizuara e ka rrotën të prishur. Kur Emi më në fund merr një karrocë elektrike, ajo gëzohet shumë... në fillim.
Por motorët e zakonshëm nuk janë shumë të fuqishëm. Këtu futet në lojë Rahuli: shoku i ngushtë i Emit, i cili është një shpikës gjenial. Shpejt ai e shndërron karrocën në një... supermakinë!
E kështu lind Turbondjekësi Tejlor. Por kur gjërat marrin kthesën e gabuar, Emit i duhet të dalë në rrugë... e ta ngasë...
Një aventurë emocionuese që do ta bëjë lexuesin e madh e të vogël të garojë deri në përfundim.
Libra të tjerë të suksesshëm të David Baddiel-it, botuar nga Botart:
SHOQJA NGA E ARDHMJA
AGJENCIA PRINDËRORE
DITË PËR DITË DITËLINDJE
David Baddiel është shkrimtar dhe humorist. Nga librat e tij për fëmijë “Agjencia prindërore”, “Kontrolluesi i personave”, “Malkafsha”, “Djali i ditëlindjes” dhe “Djali drejtor” janë shitur më shumë se një milion kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar… ndërsa libri i tij i parë për fëmijë, “Agjencia prindërore”, ka fituar çmimin “Lough Out Loud Book Award”.
Ai është një nga figurat e njohura të humorit dhe letërsisë britanike, me një karrierë të pasur si komedian, shkrimtar për televizion, kolumnist dhe autor. David-i jeton në Londër me familjen e tij.
Steven Lenton është ilustrues dhe autor britanik i njohur për stilin e tij të veçantë, plot ngjyra, humor dhe imagjinatë. Puna e tij është vlerësuar me çmime të rëndësishme, ndër të cilat Waterstones Picture Book of the Month dhe The Times Children’s Book of the Week. Me talentin dhe imagjinatën e tij, Steven Lenton u jep historive një dimension të veçantë vizual, duke i bërë ato edhe më argëtuese, të gjalla dhe të paharrueshme për lexuesit e vegjël.