Tomi, Delia dhe e gjithë familja Gates po nisen për pushime! Por kjo nuk do të jetë aspak aventura perfekte që Tomi kishte imagjinuar. Ata përfundojnë në një kamping tepër të mërzitshëm, ku Tomi duhet të gjejë mënyra për ta kaluar kohën.
KY LIBËR është PLOT E PËRPLOT me aktivitete shtesë që t’ju mbajnë juve të ZËNË me punë (po ashtu si edhe unë) nëse pushimet tuaja nuk shkojnë sipas planit.
E kujt i shkonte mendja se fletët me ngjitëse do të ishin KAQ SHUMË të dobishme për: vizatime, libërtha, si edhe mesazhe të këndshme mbi SHPINËN e Markusit.
A do të arrijë Tomi t'i bëjë këto pushime fantastike, apo kampingu do të mbetet aventura më e mërzitshme e jetës së tij?
Një tjetër histori plot humor dhe situata të papritura, tipike për botën e Tom Gejts. Aventurat vazhdojnë…
Kur Liz Pichon ishte e vogël, i pëlqente të vizatonte, të pikturonte dhe të krijonte gjëra të ndryshme. Ajo vazhdoi të vizatonte dhe ndoqi shkollën e artit në dizajn grafik. Më pas punoi si dizajnere dhe drejtoreshë artistike në industrinë e muzikës, ndërsa puna e saj si artiste e pavarur vijon edhe sot. Liz është autore dhe ilustruese e disa librave.
Tom Gejts është seria e parë e librave që ajo ka shkruar dhe ilustruar për fëmijë më të rritur. Librat e saj kanë fituar disa çmime prestigjioze, ndër të cilët: Roald Dahl Funny Prize; Waterstones Children’s Book Prize; Blue Peter Book Award.
Liz jeton me familjen e saj në Angli.