Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Tito dhe shokët
Biografi / Monografi / Kujtime

Tito dhe shokët

2500 Lekë

Kjo biografi monumentale hedh dritë mbi jetën dhe veprimtarinë e një prej figurave më komplekse të shekullit XX. Josip Broz (1892–1980), i njohur si Tito, udhëhoqi Jugosllavinë për gati katër dekada, duke luajtur një rol vendimtar në formësimin e shtetit jugosllav dhe në përcaktimin e pozitës së tij në skenën ndërkombëtare gjatë Luftës së Ftohtë.

Duke u mbështetur në një hulumtim të gjerë arkivor, të shtrirë në tetë gjuhë, Jože Pirjevec sjell këndvështrime të reja mbi jetën politike dhe personale të Titos, si dhe mbi marrëdhëniet e tij me bashkëpunëtorët më të afërt. Autori ka shfrytëzuar dokumente nga arkivat shtetërore dhe personale në Lubjanë dhe në kryeqytete të tjera të ish-Jugosllavisë, si dhe materiale të ruajtura në arkiva të ndryshme në Uashington, Nju-Jork, Moskë, Berlin, Kajro dhe Nju-Delhi. Hulumtimet e tij përfshijnë edhe dokumente të shërbimeve sekrete, ku mësoi fakte të reja mbi vendimet politike të Titos dhe reagimet e shokëve të tij më të afërt në momente kyçe të historisë.

Për herë të parë libri sjell detaje nga përplasjet e ashpra të Titos me Stalinin, marrëdhëniet e tij me Çërçillin dhe presidentin amerikan Nikson, si dhe mbështetjen ushtarake dhe ekonomike që Jugosllavia përfitoi nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe marrëdhënieve të ndërlikuara me Shqipërinë dhe shqiptarët. Pirjevec shqyrton raportet e tensionuara mes Titos dhe Enver Hoxhës, interesat politike që përplaseshin mes dy vendeve, si dhe çështjet e sigurisë dhe infiltrimin e agjentëve nga Shqipëria në Kosovë…

Përtej portretit të udhëheqësit që sfidoi Stalinin dhe fitoi një rol të veçantë në politikën botërore, kjo vepër zbulon edhe kontradiktat e pushtetit të tij, rivalitetet brenda udhëheqjes jugosllave dhe marrëdhënien e ndërlikuar mes pavarësisë shtetërore dhe kontrollit politik.

Një udhëtim në prapaskenat e pushtetit, diplomacisë dhe rivaliteteve që formësuan Jugosllavinë, kjo biografi na fton të shohim përtej legjendës së Titos dhe të zbulojmë njeriun, vendimet dhe pasojat që lanë gjurmë të thella në historinë e Ballkanit.

Autor
Jože Pirjevec
Përkthyes
Shpresa Rupar
ISBN
978-9928-286-79-6
Faqe
768
Botimi
2020
Për Jože Pirjevec

Dr. JOŽE PIRJEVEC, i lindur në 1940, e filloi karrierën e tij akademike në vitin 1971 në Universitetin e Pizës duke vazhduar më vonë në Trieste dhe në Padova. Në vitin 1996 ai u bë shef i katedrës për Historinë e Kombeve Sllave në Fakultetin e Filologjisë në Trieste. Po në të njëjtin vit u emërua këshilltar shkencor në qendrën e Kërkimeve Shkencore në Koper të Sllovenisë. Në vitin 1988, për librin Tito, Stalini dhe Perëndimi, fitoi çmimin e Fondacionit Kidriç, ndërsa në vitin 2002 për monografinë Lufta Jugosllave 1991-1999, mori çmimin Premio Acqui. Në vitin 2007 mori titullin Ambasador i Shkencave dhe dy vjet më vonë u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë.