Ideja e paparë e Kristit - Kristi, Meri-Ana, Klaudia dhe Stejsi janë shoqe të ngushta dhe bashkëthemeluese të The Babysitters Club. Çfarëdo që t’ju dalë para: fëmijë të çuditshëm, qen të mëdhenj, fqinjë të frikshëm, telefonata shakaje – mund të mbështetuni tek ato për gjithçka që ju nevojitet. Rritja e foshnjave nuk është gjithnjë e lehtë, dhe asnjëra nuk mund të merret me prindërit e rreptë, familjet e reja, urgjencat e modës dhe sekretet misterioze. Por sidoqoftë, BSC-së kanë atë që ju duhet më së shumti: miqësinë...
Novelë grafike, e përshtatur dhe ilustruar nga Raina Telgemeier, autorja nr. 1 bestseller e New York Times dhe fituese e disa çmimeve Eisner (një nga çmimet më preestigjioze për novelat grafike në SHBA), e njohur gjithashtu për Buzëqesh!
ANN M. MARTIN është autorja e The Baby-sitters Club, i cili ka më shumë se 190 milionë kopje të shtypura, duke e bërë atë një nga seritë më të njohura në historinë e botimeve. Ajo është gjithashtu autore e A Corner of the Universe (një Libër Nderi i Newbery), Belle Teal, Here today, seritë Main Street dhe Family Tree. Ajo jeton në Nju Jork.
RAINA TELGEMEIER është autorja numër 1 më e shitur e New York Times, krijuese e librave grafikë të bazuar mbi kujtimet e saj të fëmijërisë, si “Buzëqesh”, “Motrat” dhe “Guxo” të cilët janë fitues të disa çmimeve Eisner. Ajo është gjithashtu krijuese e “Drama” dhe “Gohts”, dhe është krijuese dhe ilustruese e katër novelave të para grafike Baby-sitters Club. Raina jeton në zonën bregdetare të San Franciskos. Për të mësuar më shumë për të, lexoni në faqen e saj online: www.goRaina.com.