Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Të pavdekshmit
Romane

Të pavdekshmit

1300 Lekë

Në verën e vitit 1969, katër fëmijët e familjes Gold, në Nju-Jork, dëgjojnë për një grua me fuqi të mbinatyrshme, e cila pretendon se është në gjendje t'i tregojë kujtdo ditën se kur do të vdesë. Të shtyrë nga kureshtja ata shkojnë ta takojnë, pa e ditur se kjo përvojë do të ndikojë në mënyrën se si do ta jetojnë pjesën tjetër të jetës.

Profecitë paraprijnë pesë dekadat e ardhshme të jetës së tyre. Simoni, djaloshi flokëverdhë, ia mbath për në Bregun Perëndimor, në San-Franciskon e viteve ’80, në kërkim të dashurisë; ëndërrimtarja Klara bëhet një magjistare në Las Vegas dhe është e fiksuar pas përzierjes së realitetit dhe fantazisë; djali i madh, Danieli, përpiqet të ruajë sigurinë si mjek ushtarak; dhe Varya, e dhënë pas librave, ia ka kushtuar veten hulumtimeve mbi jetëgjatësinë, për të testuar kufirin midis shkencës dhe pavdekësisë.

Një roman që ngre një pyetje thelbësore: Nëse do ta dinim ditën e vdekjes sonë, a do të jetonim ndryshe? Chloe Benjamin ndërton një histori emocionale mbi mënyrën se si besimi në të ardhmen mund të ndikojë në të tashmen.

Ky libër është një testament thellësisht prekës i fuqisë së rrëfimit, i mënyrës së besimit dhe i lidhjes së ngushtë familjare.

Autor
Chloe Benjamin
Përkthyes
Besnik Rika
ISBN
978-9928-286-80-2
Faqe
400
Botimi
2020
Për Chloe Benjamin

Chloe Benjamin është autore e disa romaneve. Për një kohë shumë të gjatë ka qenë në listën e kandidatëve për çmimin si romani më i mirë i Centre For Fiction, 2014.

Benjamin ka lindur në San-Francisko, studioi në Kolegjin Vassar dhe në Universitetin e Uiskonsinit, ku kreu studimet pasuniversitare MFA (Master për Artet e Bukura) për prozën artistike. Ajo banon me bashkëshortin në Madison, Uiskonsin.