Kush ishin ilirët dhe si jetonin ata? - Të njohim ilirët i fton fëmijët në një udhëtim në kohë, për të zbuluar historinë e vendit tonë, të kësaj periudhe.
Përmes këtij libri, fëmijët do të njihen me mbretërit ilirë dhe luftërat e tyre, me qytetet e lashta e të bukura të Ilirisë, si: Dyrrahu, Apollonia, Skodra, Lisi, Bylisi dhe Buthroti, si edhe me jetën e përditshme të ilirëve. Do të zbulojnë si punonin tokën, si përpunonin metalet, ndërtonin qytete e anije, prodhonin vegla pune dhe ruanin prodhimet bujqësore.
Po kështu do të mësoni se, nga ilirët ne kemi trashëguar gjuhën tonë shqipe, mikpritjen, besën, trimërinë dhe dashurinë për atdheun.
Një libër i pasur me fakte, kuriozitete, materiale fotografike e harta që i ndihmon fëmijët të njihen me të kaluarën e lashtë dhe të zbulojnë më shumë për historinë dhe trashëgiminë e popullit tonë.
Prof. Dr. Luan Përzhita është arkeolog dhe studiues. Ka qenë profesor i Arkeologjisë dhe Historisë së Lashtë në Universitetin e Tiranës dhe drejtor i Institutit të Arkeologjisë. Aktualisht drejton dhe merr pjesë në projekte të shumta arkeologjike në Shqipëri dhe në trevat e tjera shqiptare, Ai është autor dhe bashkëautor i disa botimeve mbi historinë antike dhe mesjetare.