Një udhërrëfyes praktik me këshilla dhe sugjerime të vlefshme për të bërë një jetë larg tiranisë së konsumit dhe etjes për të siguruar me çdo kusht mjete materiale.
Daniel Wagman dhe Alicia Arrizabalaga parashtrojnë disa kritere që ndërthurin kursimin e moderuar me mjedisin, me solidaritetin dhe edukimin.
Në këto faqe shpalosen modelet e konsumit të përditshëm, nga të cilat secili mund të mësojë se si mund të harxhojë më pak rroba, ushqime, banesa, shpenzime për shëndetin, për transportin dhe pushimin. Të gjitha këto jepen me shembuj konkretë për të kursyer me të vërtetë në praktikë në mënyrat e mundshme. Për më tepër, shpjegohet se si këto mënyra kursimi mund të na e bëjnë jetën më të bukur.
Gjithashtu, Fernando Savater, filozof dhe profesor, ofron eksperiencën personale dhe vëzhgimet e tij për vendimin e të “të jeturit me pak”.
- Lumturia nuk blihet
- Qëndroju pasioneve të konsumit dhe do të ndjehesh më mirë dhe më i lumtur.
- Për të ngrënë e për t’u veshur mirë, për të ruajtur shëndetin, për të gjetur më të mirën, apo për të udhëtuar, nuk është nevoja të harxhosh shumë para.
- Duke ndryshuar format e konsumit ndikon në ruajtjen e mjedisit. Në këtë mënyrë bëhesh bashkëpunëtor dhe solidar në pjesën e interesuar, ku qëndron shumica.
- Ndërgjegjësohu për aftësitë e tua, për të qenë ti ai që zgjedh përballë bombardimit nga publiciteti.
- Njihu me idetë dhe përvojën personale të filozofit Fernando Savater, sepse do t’ju shërbejnë shumë në jetën e përditshme.
ALICIA ARRIZABALAGA (e lindur në Bilbao më 1959) është diplomuar në Universitetin e Deutso-s me titullin mjeshtër në fushën e mjedisit nga UNED. Përgjatë më shumë se 10 viteve ka zhvilluar mjaft veprimtari në fushën e gazetarisë. Aktualisht punon në fushën e projektimeve dhe të edukimit mjedisor, duke e ndarë kohën midis qyteteve Madrid dhe ishullit Lanzarote.
DANIEL WAGMAN (i lindur në Filadelfia, SHBA, më 1952) fillimisht studjoi për metalurgji në shkollën politeknike të Sacramentos, pastaj vazhdoi studimet në Universitetin e Santa Crus-it në degën e shkencave shoqërore. Në jetën e tij profesionale ka kaluar një rrugë me ndryshime, prej punonjësit të industrisë deri profesor i shkencave politike me qendër në Kaliforni.
Në vitin 1978 u vendos në Madrid, ku brenda një kohe të shkurtër hapi zyrën e udhëtimeve alternative, “Vite Drite”. Aktualisht punon në konsultoren “GEA 21” si specialist në riciklimin e mbeturinave. Gjithashtu ka marrë pjesë në ngritjen dhe menaxhimin e një ferme ekologjike, duke qenë bashkëpunëtor dhe aksioner.