Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Të huajt
Romane

Të huajt

800 Lekë

Bestseller ndërkombëtar për disa dekada. Një klasik i letërsisë për tër rinj! Për herë të parë u botua në vitin 1967.

Qëndro i artë Poniboi!

Poniboi është 14 vjeç dhe jeton në një vend ku njerëzit ndahen në dy kampe: Lyrashët - djemtë e lagjes së tij dhe Zengjinët - të rinjtë e pasur që i shohin si inferiorë. Ai mendon se e di si funksionojnë gjërat dhe mund të mbështetet edhe tek vëllezërit e tij Darri dhe Soda. Po ashtu edhe tek shokët e grupit. Por një natë një konflikt mes grupeve merr një kthesë tragjike.

A mund të mbijetojë një miqësi kur bota të detyron të zgjedhësh?

A do mundet të qëndrojë “i artë” Poniboi kur jeta nuk është aspak e lehtë?

Një roman klasik, një histori e fuqishme për miqësinë dhe besnikërinë, i sinqertë dhe shpeshherë tronditës, i treguar nga këndvështrimi i një katërmbëdhjetë vjeçari që ka prekur zemrat e miliona lexuesve, veçanërisht edhe të lexuesve më indiferentë.

Autor
Susan Eloise Hinton
Përkthyes
Ruzhdi Totaj
ISBN
978-9928-219-73-2
Faqe
208
Botimi
2018
Mosha e sugjeruar
12 - 17 vjeç
Për Susan Eloise Hinton

Karriera e Susan Eloise Hinton si shkrimtare nisi qëkur ishte nxënëse në shkollën e mesme Uill Rogers në Tulsa, Oklahama. E nxitur nga përleshjet midis dy grupeve të shkollës së saj të mesme, lyrashët dhe zengjinët, Hinton shkroi Të huajt, i cili u botua kur Hinton qe studente në vitin e parë në universitetin e Tulsës dhe libri bëri bujë të jashtëzakonshme. Sot, me më shumë se 25 milion kopje të shitura qëndron ende në krye të librave më të shitur për të rinjtë. Në vitin 1983 libri u bë edhe film, nën drejtimin e regjisorit Francis Ford Kopola (Coppola) ku luajnë yjet e ardhshëm të kinemasë Tom Kruiz, Mat Dilon dhe Rob Loui.

Më 1988, në organizimin e përvitshëm të çmimit Margaret A. Edwards, Hinton u vlerësua me çmim të pare “Libri i ka rezistuar kohës, është pranuar nga të rinjtë si një zë i mirëfilltë që vijon të rrezatojë eksperiencat dhe emocionet e tyre, të hedhin dritë mbi jetët e tyre.”

S.E. Hinton jeton në Oklahama me bashkëshortinj dhe vazhdon të shkruajë e të kujdeset për kuajt që janë pasioni i saj.