Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Tabela shumëzimi për fëmijët e zgjuar
Didaktikë

Tabela shumëzimi për fëmijët e zgjuar

800 Lekë

Mbi 100 ushtrime dhe lojëra me tabelat e shumëzimit. Ky libër ju stërvit aftësitë tuaja aritmetike. Brenda tij do të gjeni shumëzime me pika që lidhen, labirinte, piramida numrash, sudoku, enigma me figura dhe kode për të zgjidhur.

Është koha të vësh trurin në provë! A je gati për një sfidë?

Çdo lojë mund të punohet më vete dhe ti duhet të njohësh tabelat e shumëzimit vetëm nga 1-shi deri në 12. Ndonjëherë mund të mendosh se duhet të shumëzosh numra më të mëdhenj se 12, por gjithnjë ekziston një mënyrë për të zgjidhur problemet pa e bërë këtë.

Në krye të çdo faqeje ka një hapësirë, ku mund të shkruash se sa kohë të është dashur për të përfunduar secilën lojë. Mos hezito të mbash shënime nëpër faqe - kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të ndihmuar të mbash shënim vijën e logjikës së mendimeve e tua. Në fund të librit ka disa faqe bosh që mund t’i përdorësh për shënime dhe llogaritjet e përgjigjeve të tua.

Nëse VËRTET je bllokuar, hidhi një sy përgjigjeve në fund të librit dhe mundohu të kuptosh se si mund të arrije ta zgjidhje edhe vetë.

Autor
Gareth Moore
Ilustrues
Chris Dickason
ISBN
978-9928-846-00-6
Faqe
192
Botimi
2025
Mosha e sugjeruar
9 – 11 vjeç
Për Gareth Moore

Ju njohim me Mjeshtrin e Lojërave të Shkathtësisë: Gareth Moore, B.Sc (Hons) M.Phil Ph.D

Dr. Gareth Moore është një As i ushtrimeve të shkathtësisë dhe autori i shumë librave që përmbajnë problema mendjemprehtësie.

Ai ka krijuar një faqe interneti me ushtrime logjike, BrainedUp.com dhe faqen online me pazëll PuzzleMix.com. Gareth është doktoruar në Universitetin e Kembrixhit, në të cilin u “mësonte” pajisjeve elektronike të kuptonin gjuhën e folur angleze.

Për Chris Dickason

Chris Dickason është ilustrues që frymëzimin e merr si nga Henri Matisse, ashtu edhe nga The Muppets. Puna e tij është vlerësuar si mjaft mbresëlënëse, me një stil grafik të dallueshëm dhe të mprehtë. Ilustrimet e tij janë të mbushura me personazhe plot gjallëri, të krijuara përmes një kombinimi të zgjuar të vijave të thjeshta dhe perspektivave të çrregullta e lozonjare.