Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Spiunët e Ballkanit
Histori / Spiunazh

Spiunët e Ballkanit

700 Lekë

Tregime të jetuara për operacionet sekrete më të famshme të Luftës së Dytë Botërore nga kryespiuni shqiptar i Hitlerit tek agjenti grek që u bë shkencëtar, “Triçikli” jugosllav me rol të dyfishtë dhe “Magjistari” që dorëzoi Beogradin

…Fotokopjet u dërguan me korrier të posaçëm drejt Berlinit. Ribentropi ia paraqiti ato menjëherë Hitlerit, i cili tani e tutje donte të shikonte të gjithë materialin, që mund të shtinte në dorë Ciceroni. Ribentropi udhëzoi Von Papen që ta shfrytëzonte vazhdimisht atë dhe, nëse do të ishte e mundur, me një çmim të arsyeshëm. Pasi bëri pazar për një kohë të gjatë, Ciceroni deklaroi se ishte dakord që për çdo 20 fotografi të lexueshme të merrte 15 000 stërlina dhe kjo tarifë më vonë të ulej në 10 000 stërlina. Në përgjithësi, gjatë 5 muajve në vazhdim, ai arriti të merrte 125 000 stërlina.

Informacionet e Ciceronit kishin një vlerë të pallogaritshme për gjermanët. Fotografitë e tij nga raportet britanike mbi Konferencën e Teheranit zbuluan planet për një front të dytë. Nga fotografitë e dokumenteve të marra nga Sër Hughe mbi Konferencën në Kajro, Hitleri mësoi se si anglezët, ashtu edhe rusët, ishin të vendosur që ta detyronin Turqinë, që të hynte në luftë përkrah tyre kundër Gjermanisë…

Autor
Grup autorë
Përkthyes
Ardian Lubonja, Sokol Mici
ISBN
978-99956-774-0-4
Faqe
160
Botimi
2019