Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Si vrasin vajzat e mbara (trilogji)
Romane

Si vrasin vajzat e mbara (trilogji)

1200 Lekë

Një nga seritë më të shitura të zhanrit mister - Një hetim që nis si projekt shkolle dhe kthehet në një obsesion. Plot sekrete, kthesa të papritura dhe një fund që nuk do ta parashikosh dot.

Të gjithë në qytet e njohin historinë. Andi Bell, nxënësja e bukur dhe e famshme e vitit të fundit të gjimnazit, u vra nga i dashuri i saj, Sal Singh, i cili më pas vrau edhe veten. Për një kohë të gjatë, kjo ishte e vetmja gjë për të cilën fliste qyteti. Pesë vjet më vonë, Pip e kupton se ajo tragjedi ende vazhdon ta përndjekë qytetin. Por Pip nuk arrin ta largojë nga mendja një dyshim: po sikur historia të mos jetë ashtu siç duket? Ajo e njihte Salin që kur ishte fëmijë dhe ai kishte qenë gjithmonë i sjellshëm me të. Atëherë, si mund të kishte qenë vrasës? Pip është në vitin e fundit të gjimnazit, ajo vendos ta rihapë çështjen si projektin e saj të shkollës. Në fillim, synimi i saj është thjesht të tregojë se hetimi i dikurshëm mund të ketë pasur të meta. Por shumë shpejt Pip zbulon një varg sekretesh të errëta që mund të ndryshojnë gjithçka.

Dhe dikush në qytet nuk dëshiron që ajo të vazhdojë të kërkojë përgjigje. Ndërsa e shkuara dhe e tashmja fillojnë të ndërthuren, Pip kupton se hetimi i saj nuk është më thjesht një projekt shkolle.

Tashmë, ajo vetë mund të jetë në rrezik.

Mos humbisni vazhdimin e trilogjisë: Vajza e mbarë, hasmëria e vjetër!

Autor
Holly Jackson
Përkthyes
Afërdita Bashari, Enes Lekiqi
ISBN
978-9928-341-95-2
Faqe
360
Botimi
2024
Mosha e sugjeruar
14 - 17 vjeç
Për Holly Jackson

Holly Jackson filloi që në mosha e re të shkruante histori, duke përfunduar përpjekjen e parë një roman në moshën 15-vjeçare. Është diplomuar në Universitetin e Nottingham me MA në Anglisht, ku studioi gjuhësi letrare dhe shkrim krijues. Jeton në Londër dhe, përveç leximit dhe shkrimit, shijon video-lojërat dhe dokumentarët e krimit të vërtetë, që të mund të pretendojë të bëhet detektive. Si vrasin vajzat e mbara është romani i parë i saj. Ajo jeton në Londër dhe mund ta ndiqni në Twitter dhe në Instagram @HoJay92.