Jeta sekrete e shërbëtorëve të familjes mbretërore angleze - Çfarë e bën familjen mbretërore të funksionojë kaq mirë?
Është një pyetje që vëzhguesit e familjes mbretërore e kanë shtruar qëkur ka ekzistuar vetë monarkia. Dhe kush mund t’i përgjigjet më mirë kësaj pyetjeje sesa ushtria e shërbëtorëve dhe stafit, të dikurshëm dhe të sotëm, që i ushqejnë dhe i veshin mbretërorët, u bëjnë planet ditore, u lustrojnë këpucët, ruajnë drerët dhe fazanët që ata gjuajnë dhe, madje u vendosin pastën e dhëmbëve mbi furçë?
Që nga koha mesjetare, kur shërbëtori i stolit mbikëqyrte jashtëqitjet e monarkut, dhe oborrtarët shoqëronin mbretin dhe mbretëreshën deri në shtrat natën e martesës, duke bërë shaka të paturpshme derisa i përzinin nga dhoma, stafi i shërbëtorëve të katit të parë ka pasur një rast të jashtëzakonshme për të parë nga afër jetën e zotërinjve të tyre mbretërorë.
Në këtë histori të gjallë dhe plot ngjyra, njohësi i mirë i familjes mbretërore Tom Quinn futet pas dyerve të pallateve për të hedhur një shikim të shpejtë mbi jetën e mbretërorëve britanikë, të lashtë dhe modernë. Këtu do të gjeni rrëfime për stallierin që kërcënoi Mbretëreshën Viktoria se do ta nxirrte jashtë nga stallat e saj, për shërbëtorin e ri që u detyrua të ndryshonte emrin me urdhër të mbretëreshës, dhe për zonjën e oborrit që bashkë me nënën e Princit Filip, Princeshën Alice, u vinin rregullisht flakën dhomave të saj në Pallatin Buckingham.
Ndoshta më intriguese nga të gjitha është se përmes syve të shërbëtorëve aktualë dhe atyre që sapo kanë dalë në pension, shohim si jetojnë sot anëtarët e familjes mbretërore – përfshirë edhe mënyrën se si marrëdhënia mes Meghan-it dhe Harry-t, William-it dhe Kate, nisi me shpresa të mëdha dhe përfundoi me zënka dhe mllefe.
Tom Quinn është autor i librave, “Rinia e Artë: Një histori intime e rritjes në familjen mbretërore”; “Pallati Kensington: Një biografi intime nga Mbretëresha Mary te Meghan Markle”; “Miliarderi kokëfortë: Jeta tragjike e Gerald Grosvenorit”, “Duka i Gjashtë i Uestminsterit”; “Znj. Keppel: Dashnorja e Mbretit”; “Backstairs Billy: Jeta e William Tallonit, shërbëtorit më të përkushtuar të Nënës Mbretëreshë” dhe shumë tituj të tjerë. Jeton në Londër.