Bashkohuni me Andin dhe Terin në shtëpinë e tyre mahnitëse 39-katëshe në pemë! Kërceni në trampolinën më të lartë në botë, bëni dolli me pufka në një vullkan aktiv, notoni në ujëvarën e çokollatës, përkëdhelni këlyshët e dinozaurëve, përplasuni me një Feçkator, bëni kërcimin më të mirë në pistën e vallëzimit, fluturoni me një karrige rrotulluese, hipni në një sajë të tmerrshme dhe njihuni me Profesor Stupidon, çshpikësin më të madh në botë. E po, çfarë po prisni?
Ngjituni lart!
Një aventurë plot fantazi, miqësi dhe humor, e duhura për fëmijët që pëlqejnë librat me ilustrime dhe histori plot situata të papritura.
Andy Griffiths është shkrimtari numër një në Australi për librat për fëmijë. Librat e tij, përfshirë edhe këtë seri shumë të njohur, kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Ata kanë fituar çmime dhe janë bërë bestseller në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, si edhe në vendlindjen e tij, Australi.
Andy ka punuar si mësues në shkollë të mesme, ka qenë këngëtari kryesor i një grupi rrok dhe gjithashtu komedian stand-up.
Ai është një nga shkrimtarët që punon fort për të ndikuar në shoqëri mbi vlerën e leximit dhe edukimit letrar. Ka dy vajza dhe jeton në Melbourne, Australi.
Terry Denton është një nga ilustruesit dhe autorët më të njohur australianë të librave për fëmijë. Ai dhe Andy Griffiths kanë bashkëpunuar në shumë libra, veçanërisht në këtë seri të jashtëzakonshme.
Në këtë seri, Andy shkruan tekstin, ndërsa Terry krijon ilustrimet, të cilat janë një pjesë shumë e rëndësishme e humorit dhe histories plot aventura.