Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Shkolla e kafshëve magjike 1
Aventurë / Fantazi

Shkolla e kafshëve magjike 1

1000 Lekë

Shkolla “Vintershtain” ka një sekret. Në këtë shkollë, çdo ditë mund të ndodhë diçka magjike… Sepse disa nxënës kanë fatin të gjejnë mikun më të veçantë që mund të imagjinohet: një kafshë magjike që flet!

Beni është i emocionuar kur mëson se do të marrë kafshën e tij magjike. Ai ëndërron një kafshë grabitqare të fuqishme, por përballë tij shfaqet Henrieta, një breshkë e vogël dhe e veçantë. Ndërkohë, Ida takon Rabatan, një dhelpër të zgjuar që shumë shpejt bëhet shoku i saj më i mirë.

Mes sekreteve, miqësive të reja dhe aventurave, Benni, Ida dhe kafshët e tyre zbulojnë se miku i vërtetë nuk është gjithmonë ai që imagjinon… por ai që të qëndron pranë kur ke më shumë nevojë.

Një histori plot magji, humor, miqësi dhe aventurë, që do t’i bëjë fëmijët të ëndërrojnë: Po sikur edhe unë të kisha një kafshë magjike?

Autor
Margit Auer
Ilustrues
Nina Dulleck
Përkthyes
Sokol Mici
ISBN
978-9928-219-56-5
Faqe
208
Botimi
2017
Mosha e sugjeruar
8 – 11 vjeç
Për Margit Auer

Margit Auer është një nga autoret më të dashura dhe më të suksesshme gjermane të librave për fëmijë. Ajo ka shkruar më shumë se 40 libra, ndërsa famën ndërkombëtare e fitoi me serinë bestseller “Shkolla e Kafshëve Magjike”. Aventurat e saj janë përkthyer në më shumë se 25 gjuhë dhe seria është bërë seria më e shitur e librave për fëmijë në Gjermani. Historitë janë përshtatur edhe në filma, të cilët kanë tërhequr miliona shikues.

Por, cila është kafsha magjike e preferuar e Margit Auer? - Lakuriqi i natës!

Për Nina Dulleck

Nina Dulleck ka filluar të vizatojë dhe të pikturojë që kur mund të mbante në dorë lapsin dhe penelin. Ajo dhe familja e saj jetojnë mes vreshtave dhe plantacioneve të qershive buzë Rinit. Me shumë pasion dhe përkushtim, Nina Dulleck ilustron libra për fëmijë, duke u dhënë jetë historive përmes vizatimeve të saj të ngrohta dhe plot fantazi.