Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Sherlok Bounsi dhe çështja e kurorës mbretërore
Mister / Spiunazh

Sherlok Bounsi dhe çështja e kurorës mbretërore

800 Lekë

Kur kurora mbretërore u zhduk nga Pallati i Kolibeve, ishte detyra e qenit të famshëm detektiv Sherlok Bouns dhe ndihmëses së tij besnike, doktoreshë Ketsonit, të zbulonin krimin. Por, mes shumë të dyshuarve dhe ca gjurmëve që s’të çonin kurrkund, a do të jenë ata në gjendje ta kapin në kohë fajtorin.?

Kjo aventurë emocionuese dhe plot enigma përmban mbi 30 lojëra, përfshirë labirinte befasuese, gjëegjëza me numra dhe sfida zbulimi. A do t’i zgjidhni dot të gjitha dhe të ndihmoni Bounsin dhe Ketsonin të hedhin dritë mbi çështjen e tyre më të koklavitur deri më sot?

Autor
Tim Collins
Ilustrues
John Bigwood
Përkthyes
Artan Miraka
ISBN
978-9928-846-04-4
Faqe
192
Botimi
2025
Mosha e sugjeruar
7- 10 vjeç
Për Tim Collins

Tim Collins është autor britanik i cili jeton pranë Oxford-it. Para se t’i kushtohej krijimtarisë, ai punonte në fushën e reklamave.

Ai është autor i serive bestseller ndërkombëtare Diary of a Wimpy Vampire, Dorkius Maximus, Traitors dhe Sherlock Bones. Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë dhe është vlerësuar me disa çmime letrare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani, përfshirë Manchester Fiction City Award dhe Lincolnshire Young People’s Book Award.

Për John Bigwood

John Bigwood është ilustrues dhe dizajner grafik I talentuar. Ai ka ilustruar shumë libra për fëmijë dhe të rritur. Ndër projektet e tij më të njohura është seria bestseller Sherlock Bones, si edhe disa libra të tjerë. Sot jeton në Londër.