Po sikur mënyra jonë e të jetuarit të jetë e projektuar që të na bëjë të ndihemi të trishtuar? Gjithashtu, po sikur të gjendej një mënyrë për të shpëtuar prej saj?
Në një botë që lëviz gjithnjë e më shpejt, ku stresi, ankthi dhe presioni i vazhdueshëm janë bërë pjesë e jetës së përditshme, si mund ta ruajmë qetësinë dhe ekuilibrin emocional?
Në këtë libër Matt Haig eksploron ndikimin e teknologjisë, rrjeteve sociale, lajmeve të vazhdueshme dhe ritmit modern të jetës në shëndetin tonë mendor. Duke u mbështetur edhe në përvojat e tij personale me ankthin dhe sulmet e panikut, autori reflekton mbi mënyrën se si mund të jetojmë më të vetëdijshëm në një shoqëri që na nxit të shqetësohemi për gjithçka.
Me një ndërthurje të sinqeritetit, reflektimeve personale dhe këshillave praktike, ky libër na fton të rimendojmë marrëdhënien me teknologjinë, kohën, trupin dhe veten, për të gjetur më shumë qetësi, lumturi dhe kuptim në jetën e përditshme.
Një manual personal, i thellë dhe praktik, i cili na mëson si të përballemi me stresin e botës moderne dhe të kujdesemi për shëndetin mendor.
Nga i njëjti autor lexo edhe romanin Biblioteka e mesnatës
MATT HAIG është autori më i mirë bestseller, i cili ka shkruar librat “Arsyeja për të qenë i gjallë”, “Shënime mbi një planet nervoz”, si dhe gjashtë novela për të rritur, të cilat kanë marrë vlerësimet më të larta. Midis të tjerave, përmendim librat “Si ta ndalësh kohën”, “Njerëzit” dhe “Familja Radlej”. Ai gjithashtu ka shkruar edhe për fëmijët, dhe libri i tij më i fundit, “E vërteta Piksi”, është bestseller i Sunday Times, ndërkohë që rendit në emrin e tij çmime të tilla si Blue Peter Book Award, The Smarties Book Prize, si dhe është përzgjedhur tri herë si fitues i çmimit Carnegie. Ka shitur mbi një milion kopje brenda Mbretërisë së Bashkuar dhe veprat e tij janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të ndryshme.