...Një fshesë e vërtetë e mrekullueshme!
Nga krijuesit e mirënjohur të “Nopranit”, vjen një histori magjepsëse për të gjithë familjen, plot zgjuarsi, miqësi dhe aventura – një zgjedhje perfekte për t’u shijuar gjatë sezonit të Halloween-it.
Shtriga dhe macja e saj fluturojnë mbi fshesë e çajnë erën mespërmes, së bashku me një qen, një zog dhe një bretkosë. Por papritur… KËRC! Fshesa thyhet më dysh! Dhe kur në skenë shfaqet një dragua i pangopur që kërkon diçka për të ngrënë, miqtë e shtrigës duhet të mendojnë shpejt!
Një klasik i dashur ndër breza, që rikthehet për t’u zbuluar edhe nga një brez i ri fëmijësh.
Me vargje me rimë, personazhe të dashura dhe një histori që të mban të mbërthyer, Serbes mbi fshesë është libri i duhur për t’u lexuar me zë dhe do t’iu magjepsë me përmbajtjen e tij.
Julia Donaldson ka shkruar disa nga librat më të dashur për fëmijë në mbarë botën, mes tyre edhe klasikët modernë “Noprani” dhe “Fëmija i Nopranit”, të cilët së bashku kanë shitur mbi 18 milionë kopje në të gjithë botën dhe janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë. Po kështu ajo është autore edhe e një serie dhe shumë librave të tjerë për fëmijë.
Julia shkruan gjithashtu romane, poezi, drama dhe këngë. Në vitet 2011–2013, Julia Donaldson mbajti titullin Children’s Laureate, ambasadore e letërsisë për fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar. Për kontributin e saj në letërsi, ajo është nderuar me titullin CBE (Commander of the Order of the British Empire), një titull shumë i lartë që u jepet personave për kontribut të rëndësishëm në fusha të ndryshme, përfshirë artin dhe letërsinë.
Julia e ndan kohën e saj mes West Sussex dhe Edinburgh.
Axel Scheffler është një nga ilustruesit më të njohur të librave për fëmijë, i famshëm për ilustrimet e tij të ngrohta, plot humor dhe menjëherë të dallueshme. Puna e tij është vlerësuar në mbarë botën dhe është nderuar me çmime të shumta. Axel ka ilustruar një gamë të gjerë librash argëtues, dhuratash dhe përmbledhjesh me poezi. Veprat e Axel Scheffler janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës.
I lindur në Hamburg, Axel jeton sot me familjen e tij në Londër.