Një udhëzues praktik dhe një thirrje e fuqishme për prindërit që duan të rrisin vajza të sigurta në aftësitë e tyre, të pavarura dhe emocionalisht të shëndetshme në një botë që shpesh ushtron presion mbi to.
Në këtë botim, vazhdim i librit bestseller Rritja e djemve, Steve Biddulph jep njohuri nga psikologjia dhe përvoja e specialistëve në mbarë botën për të shpjeguar se si prindërit mund të ndihmojnë vajzat të ndërtojnë karakter të fortë, vetëbesim dhe aftësi për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Libri është një udhëzues për prindërit, gjyshërit pse jo dhe mësuesit për kujdesin ndaj vajzave nga foshnjëria deri në moshë të rritur.
Sipas Buddulf - “Rritja e vajzave të forta nis që në moshë të njomë. Ne duhet t’i duam shumë ato dhe t’i luftojmë forcat që i demoralizojnë. Na duhet të bëjmë zgjedhje të mira, sepse bota e sotme nuk do t’ia dijë shumë për vajzat dhe i sheh thjesht si një mënyrë për të fituar para. Sigurisht, disa gjëra janë të përjetshme. Vajzave u duhet të jenë gjithnjë të forta.
Vajzëria është një mision, një udhëtim për të grumbulluar dijen e nevojshme për të qenë grua. Ne jemi udhërrëfyesit e bijave tona në këtë kërkim. Për ta bërë këtë na nevojiten udhërrëfyes të mirë, shembuj të mirë dhe sy të kthjellët.
Mbase vajza jote është vetëm një foshnjë. Mbase është në moshën e adoleshencës. Por, pavarësisht moshës së saj, shpresoj që ky libër të të frymëzojë për ta bërë botën një vend më të mirë për të dhe për të gjitha vajzat. Shpresoj gjithashtu që ky libër të të ndihmojë t’i japësh asaj gjithë dashurinë që ndien për të.”
Steve Biddulph është psikolog australian, autor i njohur kudo në botë për prindërimin dhe edukimin e fëmijëve, veçanërisht të djemve. Ka punuar si psikolog për më shumë se 30 vjet, duke u marrë me fëmijë, adoleshentë dhe familje.
Biddulph është autor i disa bestsellerëve ndërkombëtarë, ndër ta Rritja e djemve, Rritja e vajzave, Sekreti i fëmijëve të lumtur etj. Librat e tij janë vlerësuar nga kritika dhe lexuesit, janë përkthyer në 31 gjuhë dhe janë botuar në miliona kopje.
Së bashku me familjen jeton në Tasmania, Australi. Përmes librave dhe punës së tij ka ndihmuar prindër në mbarë botën të kuptojnë më mirë nevojat emocionale dhe zhvillimore të fëmijëve.