Kjo është historia e vajzës Rozi Revere, që ëndërronte të bëhej një superinxhiniere.
Aty ku gjithkush sheh plehra e xhingla-mingla, Rozi Revere merr frymëzim. Në mbrëmje, e vetme në dhomën e saj të gjumit, e drojtura Rozi ndërton lloj-lloj pajisjesh duke bashkuar hekurishte. Makineri hotdogësh, pantallona heliumi, djathkapela piton-trembëse: Robotët e Rozit do të mahnitnin këdo që do t’i shihte. Nga frika e dështimit, ajo i fshihte poshtë krevatit. Në një ditë fatmirë teze bablokja erdhi për vizitë dhe i tregoj se dështimi i parë nuk duhej pasur frikë, por duhej festuar.
Autori Andrea Beaty dhe ilustruesi David Roberts, dy artistët e librit “Igli Pek, arkitekt”, krijuan një tjetër histori mbresëlënëse për ata që nuk heqin dorë nga pasionet e tyre.
Andrea Beaty është autori i librave: “Secrets of the Cicada Summer”, “Attack of the Fluffy Bunnies”, “Ada Twist, Scientist”, dhe “Igli Pek, arkitekt” — i cilësuar nga revista “Time” si një nga 10 librat më të mirë për fëmijë në vitin 2007 — dhe “Happy Birthday”, “Madame Chapeau”, dhe “When Giants Come to Play”. Andrea jeton në afërsi të Ç ikagos. Nëse doni të mësoni më shumë rreth Andreas vizitoni web-faqen: andreabeaty.com
David Roberts jeton në Londër dhe është ilustruesi i shumë librave për fëmijë, si: “Igli Pek, arkitekt”, “Hirushja: një histori dashurie e ilustruar”, “Happy Birthday”, “Madame Chapeau”, dhe “Ada Twist, Scientist”.