Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Rebelet
Romane

Rebelet

1200 Lekë

Vajzat rebele reagojnë!

Vivian Karterit i ka ardhur në majë të hundës. I ka ardhur në majë të hundës me shkollën e mesme në një qytet të vogël të Teksasit, ku ajo shkon e ku mbahet me hatër vetëm skuadra e futbollit të djemve. Është e mërzitur me dallimet seksiste në kodin e veshjes dhe me ngacmimet nëpër korridoret e shkollës. Por, mbi të gjitha, Viv Karterit i ka ardhur në majë të hundës me rregullat që duhet të ndjekë.

Mamaja e Vivianit ka qenë një rrokere rebele e muzikës pank rrok në vitet ’90. Vivi merr një fletushkë që mamaja e saj e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjitha ambientet e shkollës. Po e bën këtë thjesht për t’u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin. Shumë shpejt, Vivi krijon miqësi të reja me vajza të grupeve të tjera shoqërore dhe kupton se çfarë ajo ka nisur, s’është veçse një “revolucion” vajzash.

REBELET është një libër për jetën shkollore që do t’ju bëjë të rebeloheni!

Autor
Jennifer Mathieu
Përkthyes
Floreta Bruzia
ISBN
978-9928-286-69-7
Faqe
334
Botimi
2020
Mosha e sugjeruar
12 - 16 vjeç
Për Jennifer Mathieu

Jennifer Mathieu është autore e librave "Afterward", "Devoted" dhe "The Truth About Alice", si dhe fituese e çmimit “Shkrimtarja më e mirë e letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë”, votuar nga vetë fëmijët dhe adoleshentët.

Mathieu jeton me bashkëshortin dhe djalin e saj në Hjuston të Teksasit, dhe është mësuese e gjuhës angleze.