ÇDO GJË VARET NGA RAMONA – Ajo tashmë është në klasë të tretë dhe po përballet me përgjegjësi të reja: udhëtimin vetëm me autobus, shkollën e re, miqësitë dhe kujdesin pas shkolle për Uila Xhenin.
Detyra e Ramonës është të sillet mirë me të mërzitshmen zonja Kemp, e cila kujdeset për të gjatë kohës që nëna e saj është në punë. Nëse zonja Kuimbi nuk do të punonte, atëherë zoti Kuimbi nuk do të mund të vazhdonte kolegjin. Por, më e rëndësishmja është që klasa e tretë nuk është ashtu siç e priste Ramona. Deni, pra majmuni, tallet me të dhe një ditë të tmerrshme ajo vjell në shkollë.
Të jesh tetë vjeç nuk është e lehtë, por as diçka shumë e vështirë.
Lexuesit do të qeshin me aventurat e Ramonës dhe do ta gjejnë veten tek ndodhitë e saj.
Ramona Kuimbi – 8 vjeçe, ëshhtë vlerësuar me çmimin “Newbery Medal” nga Shoqata e Librit për Fëmijë në SHBA.
Historitë e Ramonës vazhdojnë
Beverly Cleary është një nga shkrimtaret më të famshme amerikane. E lindur në McMinnville, Oregon, ajo e kaloi fëmijërinë në Portland. Kur ishte e vogël, ajo pati vështirësi me leximin, por dashuria për bibliotekat dhe librat e ndihmoi të bëhej një lexuese e apasionuar. Para se të bëhej shkrimtare, punoi si bibliotekare për fëmijë.
Në vitin 1950 botoi librin e saj të parë, Henry Huggins, duke nisur një karrierë që do të zgjaste më shumë se shtatë dekada. Personazhet e saj dallohen për humorin, sinqeritetin dhe mënyrën e veçantë se si pasqyrojnë botën nga këndvështrimi i fëmijëve.
Ndër librat e saj më të njohur është Ramona Kuimbi, 8 vjeç, për të cilin u nderua me çmimin Newbery Honor, ndërsa Dear Mr. Henshaw fitoi Medaljen Newbery në vitin 1984. Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në letërsinë për fëmijë, Cleary mori gjithashtu çmimin Laura Ingalls Wilder Award.
Me historitë e saj plot humor, ngrohtësi dhe nga realiteti i çdo fëmije, Beverly Cleary krijoi personazhe që vazhdojnë të pëlqehen nga breza të tërë lexuesish. Trashëgimia e saj mbetet një pjesë e rëndësishme e letërsisë klasike për fëmijë.
Jaqueline Rogers ështe ilustruese profesioniste e librave për fëmijë. Për më shumë se njëzet vjet ka ka ilustruar rreth njëqind libra për fëmijë.