Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ramona dhe nëna
Trilogji

Ramona dhe nëna

700 Lekë

TË JESH SHTATË VJEÇE E GJYSMË NUK ËSHTË E LEHTË!

Ramonës i duket që kjo është mosha më e vështirë – shumë e vogël për të qëndruar vetëm pasi mbaron shkollën, kur nëna është në punë, por mjaftueshëm e rritur për të luajtur me të përkëdhelurën Uila Xhen në shtëpinë e kujdestares së saj.

Ajo që Ramona dëshiron është të përdredhë hundën dhe të jetë lepuri i vogël i mamit, siç bënte kur ishte e vogël.

Sa mirë do të ishte që ajo të ishte përgjithmonë vogëlushja e mamit!

Lexuesit do të qeshin me aventurat e Ramonës dhe do ta gjejnë veten tek ndodhitë e saj.

Librat e serisë Ramona… vazhdojnë t’i tërheqin lexuesit, sepse e ngjenë veten në situatat e Ramonës. Janë të duhurit edhe për lexim në familje apo në klasë.

Historitë e Ramonës vazhdojnë

Autor
Beverly Cleary
Ilustrues
Jacqueline Rogers
Përkthyes
Elda Beta
ISBN
978-9928-116-87-1
Faqe
176
Botimi
2015
Mosha e sugjeruar
8 - 12 vjeç
Për Beverly Cleary

Beverly Cleary është një nga shkrimtaret më të famshme amerikane. E lindur në McMinnville, Oregon, ajo e kaloi fëmijërinë në Portland. Kur ishte e vogël, ajo pati vështirësi me leximin, por dashuria për bibliotekat dhe librat e ndihmoi të bëhej një lexuese e apasionuar. Para se të bëhej shkrimtare, punoi si bibliotekare për fëmijë.

Në vitin 1950 botoi librin e saj të parë, Henry Huggins, duke nisur një karrierë që do të zgjaste më shumë se shtatë dekada. Personazhet e saj dallohen për humorin, sinqeritetin dhe mënyrën e veçantë se si pasqyrojnë botën nga këndvështrimi i fëmijëve.

Ndër librat e saj më të njohur është Ramona Kuimbi, 8 vjeç, për të cilin u nderua me çmimin Newbery Honor, ndërsa Dear Mr. Henshaw fitoi Medaljen Newbery në vitin 1984. Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në letërsinë për fëmijë, Cleary mori gjithashtu çmimin Laura Ingalls Wilder Award.

Me historitë e saj plot humor, ngrohtësi dhe nga realiteti i çdo fëmije, Beverly Cleary krijoi personazhe që vazhdojnë të pëlqehen nga breza të tërë lexuesish. Trashëgimia e saj mbetet një pjesë e rëndësishme e letërsisë klasike për fëmijë.

Për Jacqueline Rogers

Jaqueline Rogers ështe ilustruese profesioniste e librave për fëmijë. Për më shumë se njëzet vjet ka ka ilustruar rreth njëqind libra për fëmijë.