Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Qofte miu
David Walliams

Qofte miu

1200 Lekë

Nga autori i famshëm i Gjyshja Gango vjen një tjetër libër zbavitës, prekës dhe plot aksion – historia e një vajze të vogël që nuk heq dorë kurrë nga ëndrra e saj, sado keq të venë punët.

Megjithatë lidhini mirë rripat e sigurimit, sepse kësaj here qyteti ka një zuzar – Bërtin tmerrësisht të keq dhe të paharrueshëm.

Njihuni me Zoen. Ajo ka plot arsye për të qenë e dëshpëruar:

Njerka e saj, Shejla, është kaq përtace, sa i kërkon Zoes t’i fshijë edhe hundët.

Rrugaçja e shkollës, Tina Trotsi, ia bën jetën ferr për së gjalli – sidomos kur ia lëshon gëlbazën mu në kokë.

Por, mbi të gjitha, ai Bërti i poshtër ka plane të frikshme për miushin e saj.

Planet nuk jua tregoj dot, por kanë të bëjnë me titullin e këtij libri...”

Qofte miu do t’ju bëjë për vete. Keni për të qeshur me lot. Do t’i shfletoni faqet dhe humbisni krejt…

Autor
David Walliams
Ilustrues
Tony Ross
Përkthyes
Artan Miraka
ISBN
978-9928-116-36-9
Faqe
320
Botimi
2013
Mosha e sugjeruar
8 – 12 vjeç
Për David Walliams

DAVID WALLIAMS është shkrimtar, aktor dhe komedian. Prej kohësh është një fenomen i letërsisë për fëmijë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën. Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij është ilustruesi Tony Ross, i cili ka ilustruar shumë nga librat e Walliams. Po kështu ai ka bashkëpunuar edhe me piktorin Quentin Blake, të cilin e vlerëson si një nga heronjtë e fëmijërisë së tij.

Librat e Walliams kanë marrë vlerësime të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të letërsisë për fëmijë për 240 javë.

Për Tony Ross

Tony Ross është ilustrues i shkëlqyer dhe autor letërsisë për fëmijë në Britaninë e Madhe. Gjatë karrierës së tij ai ka ilustruar qindra libra për fëmijë dhe njihet për stilin e tij të veçantë, plot humor, gjallëri dhe personazhe ekspresive. Ai ka ilustruar shumë prej librave të David Walliams, duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse.

Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar edhe libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.

Librat e ilustruar prej tij janë botuar në dhjetëra gjuhë dhe në më shumë se 100 vende të botës.