Ditari i një mamaje të rraskapitur!
Familja s'është një fjalë. Është një fjali! Mirë se erdhët në botën e mamave…
Është ditëlindja e 39-të e mamit.
Kur mendon për të ardhmen, asaj i dalin para syve ca mama që e pyesin nëse i ndjek edhe ajo kurset e niveleve të larta të jogës apo klubet e kulturuara të leximit, ku të gjithë hiqen si të trullosur për një gotë verë “Pinot Grigio” dhe të thotë gjëra të tipit: “Oh, Zot! Do ta pish dhe një gotë tjetër?!”
Por mami nuk ka ndërmend ta kalojë këtë natë si ato mamatë me model të rregullt flokësh që “jetojnë për fëmijët e tyre”, të cilat mblidhen tek oborri i shkollës duke konkurruar me njëra-tjetrën për aktivitetet jashtëshkollore e për “arritjet” e pasardhësve apo duke u mburrur për pushimet e mrekullueshme. Në vend të kësaj, ajo rrëmben një gotë të madhe me verë, duke sharë “Jetë dreqi!” pa pushim... derisa i shkrep në kokë një ide perlë…
Një roman që sjell me stil e humor situata të jetës familjare dhe sfidat e prindërimit modern. Një protagoniste ku shumë lexues mund ta gjejnë veten.
Autorja na kujton se askush nuk është i përsosur dhe se ndonjëherë duhet të qeshim me të papriturat e jetës së përditshme.
Gill Sims është autorja e blogut të mirënjohur mbi prindërimin dhe e faqes së suksesshme në Facebook, Peter and Jane. Libri i saj i parë, Përse pi mami, ishte libri më i shitur në kategorinë e romaneve për vitin 2017. Ai qëndroi për më shumë se gjashtë muaj në dhjetëshen e librave më të shitur të gazetës The Sunday Times.
Seria e saj Përse mami…, ka shënuar tashmë mbi një milion kopje të shitura në mbarë botën.