Xhovani është një djalë nga Palermoja. Për ditëlindjen e tij të dhjetë, babai i bën një dhuratë të veçantë: një shëtitje nëpër qytet, për t’i treguar pse, mes kaq shumë emrash të mundshëm, ai zgjodhi pikërisht emrin Xhovani.
Hap pas hapi, rrugët dhe vendet e Palermos bëhen pjesë e historisë së Xhovani Falkones – gjyqtarit që luftoi kundër mafies dhe që u bë simbol i drejtësisë, guximit dhe respektit për ligjin.
Por Xhovani i vogël zbulon diçka të rëndësishme: babai nuk po i tregon thjesht një histori të së kaluarës. Mafia nuk është vetëm një problem i të rriturve dhe nuk është diçka që ndodh diku larg. Ajo mund të shfaqet edhe në jetën e përditshme, madje edhe në shkollë, përmes frikës, heshtjes dhe padrejtësive.
Dhe për ta luftuar të keqen nuk duhet të presësh të rritesh. Mjafton të fillosh që i vogël, duke zgjedhur të mos heshtësh, të respektosh të tjerët dhe të kesh kurajë të bësh atë që është e drejtë.
Jeta e Xhovani Falkones e rrëfyer nga një baba te djali i tij.
Me parathënie nga Maria Falkone motra e Xhovanit dhe një intervistë të autorit.
LUIGI GARLANDO është gazetar i Gazzetta dello Sport. Prej vitesh shkruan libra të suksesshëm për fëmijë. Gjithashtu, ka shkruar edhe romane për të rritur. “Përse më quajnë Xhovani” ka fituar çmime të shumta dhe ka frymëzuar filmin dokumentar, “Io ricordo”, prodhuar nga Indiana Production për Fondacionin “Progetto Legalità”, si përkujtim për Paolo Borsellino-n dhe të gjitha viktimat e mafias.