LONDËR 1899. Kjo është historia e një jetimeje dhjetëvjeçare dhe e një mamuthi 10.000-vjeçar... Përbindëshi i akullit gjendet në Arktik! Lexoni gjithçka për të.
Kur Elsi, një jetime e pastrehë që endet në rrugët e Londrës viktoriane, dëgjon për të mistershmin Përbindësh të Akullit – një mamuth leshator i gjetur në Polin e Veriut –ajo është e vendosur të mësojë më tepër...
Shpejt Elsi gjendet ballë për ballë me krijesën dhe nis aventurën e jetës – nga Londra, përmes detrave të epërm e në zemër të Polit të Veriut!
Heronjtë vijnë në forma dhe përmasa të ndryshme në aventurën më të madhe e më epike të David Walliams!
Një histori plot humor, prekëse dhe magjike, që flet për miqësinë, guximin dhe lidhjen e jashtëzakonshme mes një vajze dhe një krijesë të lashtë që ka ekzistuar vërtet mijëra vjet më parë.
DAVID WALLIAMS është shkrimtar, aktor dhe komedian. Prej kohësh është një fenomen i letërsisë për fëmijë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën. Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij është ilustruesi Tony Ross, i cili ka ilustruar shumë nga librat e Walliams. Po kështu ai ka bashkëpunuar edhe me piktorin Quentin Blake, të cilin e vlerëson si një nga heronjtë e fëmijërisë së tij.
Librat e Walliams kanë marrë vlerësime të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të letërsisë për fëmijë për 240 javë.
Tony Ross është ilustrues i shkëlqyer dhe autor letërsisë për fëmijë në Britaninë e Madhe. Gjatë karrierës së tij ai ka ilustruar qindra libra për fëmijë dhe njihet për stilin e tij të veçantë, plot humor, gjallëri dhe personazhe ekspresive. Ai ka ilustruar shumë prej librave të David Walliams, duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse.
Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar edhe libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.
Librat e ilustruar prej tij janë botuar në dhjetëra gjuhë dhe në më shumë se 100 vende të botës.