Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Oliveri dhe parukat e detit
Aventurë / Fantazi

Oliveri dhe parukat e detit

1000 Lekë

Nëse keni lexuar Kekë në hapësirë atëherë udhëtoni nga hapësira për në det për t’ju bashkuar Oliverit dhe sirenës Iris.

Oliveri u rrit në një familje eksploruesish – por aventura e tij më e madhe është gati për të filluar.

Së bashku me shokët e tij të rinj – pulëbardhën e moshuar grindavece, sirenën miope dhe ishullin miqësor të quajtur Klif – Oliveri niset në kërkim të prindërve të tij të humbur. Por, para se të zbatojë planin e tij të shpëtimit, ai ka një ushtri të bezdisshme plot me majmunë deti për të luftuar…

A do të arrijë Oliveri t'i gjejë prindërit e tij dhe t'i shpëtojë ata?

Autor
Philip Reeve
Ilustrues
Sarah McIntyre
Përkthyes
Floreta Bruzia
ISBN
978-9928-219-04-6
Faqe
216
Botimi
2017
Mosha e sugjeruar
7 – 10 vjeç
Për Philip Reeve

Philip Reeve lindi dhe u rrit në Brighton. Ai punoi në një librari dhe ndoqi si regjisor disa projekte teatrore. Më pas, ai vijoi të shkruante dhe të ilustronte libra për fëmijë. Libri i tij i parë, Mortal Engines, u vlerësua me çmimin e rëndësishëm „Blue Peter Book of the Year“. Që nga viti 2013, ai bashkëpunon ngushtë me autoren dhe ilustruesen Sarah McIntyre.

Philip jeton në Dartmoor me bashkëshorten dhe djalin e tij. Pasionet e tij janë ecja, vizatimi, shkrimi dhe leximi.

Për Sarah McIntyre

Sarah McIntyre është një ilustruese dhe shkrimtare e njohur për librat e saj të ilustruar për fëmijë. Së bashku me Philip Reeve, ajo ka krijuar disa bashkëpunime mjaft të suksesshme. Reeve shkruan tekstin me ndihmën e Sarah-s, ndërsa Sarah krijon ilustrimet me ndihmën e Philip-it.

Sarah gjithashtu ofron në faqen e saj të internetit aktivitete falas rreth librave, si dhe ide për të krijuar vizatime, duke i nxitur fëmijët të shfaqin talentin e tyre krijues.