Hyni në pyll dhe zbuloni se çfarë ndodh kur një mi i vogël, i zgjuar dhe i shkathët, përballet me një buf, një gjarpër që duan ta hanë. Por miu i vogël nuk trembet. Përkundrazi, me zgjuarsi u tregon të gjithëve se po shkon të takojë një krijesë të tmerrshme: Nopranin! Por çfarë do të ndodhë kur miu të përballet vërtet me Nopranin?
Një libër me ilustrime, plot rimë, humor dhe aventura, që do ta doni në bibliotekën e familjes. Noprani është një klasik modern i padiskutueshëm. Me mbi 18 milionë kopje të shitura në mbarë botën, kjo histori është kthyer në një fenomen të vërtetë bestseller.
Libri është e vlerësuar me disa çmime, ka hyrë në zemrat e një brezi të tërë fëmijësh dhe është bërë libri më i lexuar i mbrëmjeve para gjumit.
Me vargje me rimë, personazhe të dashura dhe një histori që të mban të mbërthyer, Noprani është libri i duhur për t’u lexuar me zë dhe do t’iu magjepsë me përmbajtjen e tij.
Asnjë bibliotekë familjare nuk duhet të jetë pa Nopranin!
Julia Donaldson ka shkruar disa nga librat më të dashur për fëmijë në mbarë botën, mes tyre edhe klasikët modernë “Noprani” dhe “Fëmija i Nopranit”, të cilët së bashku kanë shitur mbi 18 milionë kopje në të gjithë botën dhe janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë. Po kështu ajo është autore edhe e një serie dhe shumë librave të tjerë për fëmijë.
Julia shkruan gjithashtu romane, poezi, drama dhe këngë. Në vitet 2011–2013, Julia Donaldson mbajti titullin Children’s Laureate, ambasadore e letërsisë për fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar. Për kontributin e saj në letërsi, ajo është nderuar me titullin CBE (Commander of the Order of the British Empire), një titull shumë i lartë që u jepet personave për kontribut të rëndësishëm në fusha të ndryshme, përfshirë artin dhe letërsinë.
Julia e ndan kohën e saj mes West Sussex dhe Edinburgh.
Axel Scheffler është një nga ilustruesit më të njohur të librave për fëmijë, i famshëm për ilustrimet e tij të ngrohta, plot humor dhe menjëherë të dallueshme. Puna e tij është vlerësuar në mbarë botën dhe është nderuar me çmime të shumta. Axel ka ilustruar një gamë të gjerë librash argëtues, dhuratash dhe përmbledhjesh me poezi. Veprat e Axel Scheffler janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës.
I lindur në Hamburg, Axel jeton sot me familjen e tij në Londër.