Që nga koha kur, për herë të parë, njerëzit e kuptuan se çfarë ndodhte kur bënin seks, ky akt nuk ka ndryshuar. E vërteta është se, përgjatë epokave, kanë ndryshuar rregullat që shoqëria njerëzore i ka diktuar vetes, se si duhet të bëjë seks në mënyrë të kulturuar. Njerëzit janë e vetmja krijesë në këtë rruzull që paragjykojnë praktikat e veçanta seksuale, ndaj seksi mbetet një çështje thellësisht përçarëse në mbarë botën. Qëndrimet do të ndryshojnë dhe zhvillohen – duke shpresuar për më mirë – por seksi nuk ka për të qenë kurrë i çliruar nga paragjykimi dhe turpi, nëse ne nuk do të pranojmë se nga vjen kjo paranojë.
Mbështetur në projektin e njohur kërkimor Whores of Yore, dhe shkruar me mençuri dhe humor që spikat, Një rrëfim i rrallë mbi seksin e ka burimin në njohuritë e gjera të dr. Kate Lister mbi historinë e seksit. Që nga testet e impotencës në Mesjetë e deri te grabitja e testikujve në shekullin e njëzetë, nga afresket erotike të Pompeit e deri te shtëpitë publike të kukullave moderne të seksit, Kate rrëmon paturpësisht në brekët e historisë, duke demaskuar mitet, duke sfiduar klishetë dhe duke ndotur duart e saj deri në bërryl.
Ky libër rrëzon me mjeshtëri mite dhe stereotipe duke i vendosur praktikat e pazakonta seksuale në kontekstin e tyre historik. Njëkohësisht, ajo ofron këndvështrime të vlefshme për çështje që vazhdojnë të ndikojnë te njerëzit edhe sot, si gjinia, turpi seksual, standardet e bukurisë dhe gjuha. Libri është i ilustruar me imazhe të shumëllojshme nga burime të përpikta nga e kaluara.
Ju do të qeshni, do të drithëroheni dhe do të mahniteni me faktin se sa shumë kanë ndryshuar gjërat.
Dr Kate Lister është pedagoge universiteti. Ajo hulumton në historinë e seksualitetit dhe administron projektin kërkimor në internet Whores of Yore. Kate është gjithashtu gazetare për iNews dhe Wellcome Trust ku ajo shkruan rreth historisë së seksit. Më 2017, Kate fitoi çimimn ‘Liria Seksuale’ i cili i jepet për publicistin më të mirë të vitit.