Barni Broket – fëmija që nuk mund të qëndrojë në tokë!
Barni Broket nuk është si fëmijët e tjerë. Në fakt, ai nuk është si askush tjetër që njeh. Që në lindje, ai sfidon ligjet e gravitetit dhe... fluturon!
Prindërit e tij, që nuk e durojnë asgjë të pazakontë apo ndryshe, bëjnë gjithçka për ta mbajtur Barnin me këmbë në tokë. Por një ditë vendosin se nuk mund ta pranojnë më dhe e braktisin.
I vetëm dhe i frikësuar, Barni nis të fluturojë drejt një aventure të jashtëzakonshme. Një balonë me ajër të nxehtë, miq të rinj dhe udhëtime nëpër botë do ta ndihmojnë të zbulojë një të vërtetë të rëndësishme:
Të jesh ndryshe nuk është diçka që duhet fshehur, por është ajo që të bën të veçantë.
Një histori magjike, prekëse dhe plot aventura për miqësinë, pranimin dhe guximin për të qenë vetvetja, nga autori bestseller “Djali me pizhama me vija”.
John Boyne është shkrimtar irlandez shumë i vlerësuar. Ai ka shkruar 14 romane për të rritur, 6 libra për lexues të rinj dhe një përmbledhje me tregime të shkurtra.
Romani i tij më i famshëm, “Djali me pizhama me vija” (2006), u bë bestseller numër 1 i New York Times dhe është shitur në më shumë se 11 milionë kopje në mbarë botën. Libri është përshtatur gjithashtu për kinema, teatër, balet dhe opera.
Boyne ka fituar tre here çmimin Irish Book Awards dhe shumë çmime të tjera letrare ndërkombëtare. Librat e tij janë botuar në më shumë se 60 gjuhë, duke e bërë atë një nga autorët bashkëkohorë irlandezë më të lexuar në botë. Boyne jeton në Dublin, Irlandë.
OLIVER JEFFERS krijon art që nuk njeh moshë. Librat e tij me ilustrime, veçanërisht “Dita kur ngjyrat ngritën krye” (shkruar nga Drew Daywalt), kanë marrë vlerësime të shumta dhe janë përkthyer në shumë gjuhë anembanë botës. Origjina e tij është nga Belfasti i Irlandës Veriore, ndërkohë që tashmë ai jeton dhe krijon në Bruklin, Nju-Jork.
Çdo kontratë të rëndësishme ai e nënshkruan me një laps dhjami.