Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Nexus
Teknologji / Evolucion

Nexus

2500 Lekë

Një histori e shkurtër e rrjeteve të informacionit nga Epoka e Gurit tek Inteligjenca Artificiale

Tregimet na bënë bashkë.

Librat përhapën idetë dhe mitologjitë tona.

Interneti premtoi dije pa kufi.

Algoritmet mësuan sekretet tona e më pas na kthyen kundër njëri-tjetrit.

Çfarë do të bëjë IA?

Nexus është një tregim drithërues se si mbërritëm deri këtu, si dhe për zgjedhjet e ngutshme që duhet të bëjmë për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar.

Historia se si rrjetet e informacionit kanë krijuar e shkatërruar botën tonë, nga autori i renditur në

vendin e parë për shitje të Sapiens, sipas Sunday Times.

Përgjatë 100 000 viteve të shkuara, ne Sapiensët kemi grumbulluar pushtet të jashtëzakonshëm. Mirëpo, përpos gjithë zbulimeve, shpikjeve dhe pushtimeve tona, tashmë e gjejmë veten në një krizë ekzistenciale.

Bota është në prag të kolapsit ekologjik. Tensionet ndërkombëtare dhe politike po rriten, teksa ne

nxitojmë kokëngulthi drejt epokës së IA-së – një rrjet informacioni alien që kërcënon të na shfarosë. Me gjithë sa kemi arritur, pse jemi kaq vetëshkatërrues?

Nexus fokusohet te specifi kat historike për të kuptuar se si rrjedha e informacionit na ka sjellë deri këtu. Duke na shpënë nga Epoka e Gurit përmes kanonizimit të Biblës, shpikjes së shtypit, te lindja e mjeteve të komunikimit masiv dhe ringjallja së fundmi e populizmit, Yuval Noah Harari na kërkon të mendojmë për marrëdhënien e ndërlikuar mes informacionit dhe së vërtetës, burokracisë dhe mitologjisë, dijes dhe pushtetit. Ai eksploron se si sisteme, të tilla si: Perandoria Romake, Kisha Katolike dhe Bashkimi Sovjetik, e kanë përdorur informacionin për të arritur qëllimet e tyre, të mira ose të liga. Ai, po ashtu, tregon për zgjedhjet e ngutshme me të cilat përballemi teksa inteligjenca jonjerëzore kërcënon vetë ekzistencën tonë.

Informacioni nuk është materiali bruto i së vërtetës, por as thjesht një armë nuk është. Nexus eksploron rrugën e mesme shpresëplotë që gjendet mes këtyre ekstremeve dhe, duke bërë pikërisht këtë, ai rizbulon humanizmin tonë të përbashkët.

Nga i njëjti autor lexo edhe:

Homo Deus ; 21 leksione për Shekullin 21; Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit

Autor
Yuval Noah Harari
Përkthyes
Aulona Ormeni
ISBN
978-9928-341-93-8
Faqe
528
Botimi
2024
Për Yuval Noah Harari

Yuval Noah Harari ka marrë titullin “Doktor në Histori” nga Universiteti i Oksfordit dhe sot është lektor në Universitetin Hebre të Jerusalemit, i specializuar në historinë botërore. Dy librat e tij: Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit dhe Homo Deus: një histori e shkurtër e së nesërmes, janë ndër librat më të shitur në botë, me mbi 45 milionë kopje dhe të përkthyera në më shumë se gjashtëdhjetë e pesë gjuhë.

ynharari.com

Facebook.com/Prof.Yuval.Noah.Harari

Ywiter: @harari_yuval

youtube.com/c/ YuvalNoahHarari1