Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Në kornizë
Humor / Emocione

Në kornizë

1000 Lekë

Krimi i përsosur – një vepër arti - në romanin gazmor dhe prekës Në kornizë, nga autori bestseller dhe fitues çmimesh Frank Cottrell-Boyce. Ilustrimi i kopertinës është realizuar nga ilustruesi Steven Lenton.

Dilan është përfshirë pa dashje në krimin e shekullit. Deri tani, ai ka qenë jashtëzakonisht i mërzitur, si i vetmi djalë që jeton në qytezën e vogël uellsiane Manod, ku të vetmet shoqëruese që ka janë pulat e tij.

Por një ditë, ai vëren një kolonë misterioze kamionësh që drejtohet drejt minierave të braktisura. Kamionët transportojnë një ngarkesë tepër të çmuar dhe, kur Dilan vendos të hetojë, papritur gjendet i përfshirë në vjedhjen më të madhe të veprave të artit në histori… të paktën kueshtu duket.

Një histori që të bën të qeshësh me zë të lartë, për një krim krejt të pazakontë, e cila u vlerësua me çmimin Carnegie të CILIP dhe me çmimin e librit “Blue Peter”.

Nga i njëjti autor lexo edhe librin “Milionat”

Autor
Frank Cottrell Boys
Ilustrues
Steven Lenton
Përkthyes
Artan Miraka
ISBN
978-9928-219-49-7
Faqe
330
Botimi
2017
Mosha e sugjeruar
9 - 12 vjeç
Për Frank Cottrell Boys

Frank Cottrell Boyce është një autor që ka fituar çmime dhe skenarist filmash. “Milionat”, novela e tij për fëmijë, fitoi çmimin më prestigjioz britanik për letërsinë për fëmijë dhe të rinj “Carnegie”. Librat e tij kanë qenë kandidatë për çmime të ndryshme, si “Guardian Children’s Fiction”, “Whitbread Children’s Fiction” (tani “Costa Book”) dhe the “Roald Dahl Funny Prize”. Franku është anëtar jurie në konkursin “BBC Radio 2 500 Words” dhe bashkë me Danny Boyle-in kanë projektuar ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike Londër 2012. Ai jeton në Merseyside, së bashku me familjen e tij.

Për Steven Lenton

Steven Lenton është ilustrues dhe autor britanik i njohur për stilin e tij të veçantë, plot ngjyra, humor dhe imagjinatë. Puna e tij është vlerësuar me çmime të rëndësishme, ndër të cilat Waterstones Picture Book of the Month dhe The Times Children’s Book of the Week. Me talentin dhe imagjinatën e tij, Steven Lenton u jep historive një dimension të veçantë vizual, duke i bërë ato edhe më argëtuese, të gjalla dhe të paharrueshme për lexuesit e vegjël.